A, VRITEN PĖLLUMBAT

A, VRITEN PĖLLUMBAT BRE

Shkruan: Dr.Besnik R.Bardhi


Nė rrugėn e gjatė tė shtegtimit drejtė pavarėsisė , shumė vėnde tė botės kanė disa veēori tė cilat e karakterizojnė historinė e shtetėzimit tė tyre. Pa dyshim, kjo histori e lavdishme e tyre shėnohet me simbole, data dhe ngjarje tė rėndėsishme. Forma mė konkrete e prezantimit tė njė pjese tė historisė, pėr ēdo popull, ėshtė ngritja e pėrmendorėve dhe momumenteve nė vende tė caktuara, kryesisht nė lokacionet ku heronjėt dhe dėshmorėt e kombit, ranė nė luftėra tė pėrgjakshme, pėr atdhe dhe liri.


Si ēdo vend tjetėr nė botė, edhe Kosova po e krijon dhe shėnon historinė e saj tė lavdishme, me njė ndryshim shumė absurd nga tė tjerėt. Kėtu kėrkohet nga ne, qė kriminelėve serb tė ju bėhet e mundshme kthimi nė vendin e krimit, nė mėnyrė qė tė "shijojnė" bukurinė e kėtyre momumenteve tė shenjta shqiptare, ende pa u tharė gjaku i atyre qė u flijuan pėr lirinė e kėsaj toke!.


Padyshim kjo situate anakronike, shkakton probleme serioze jo vetėm pėr historianėt dhe pedagogėt, qė pregadisin brezat e rinjė, por edhe pėr prindėrit qė rrisin dhe edukojnė pasardhėsit e tyre. Sot falė burimeve tė ndryshme tė informimit, brezat e rinjė marrin informacione nga mė tė ndryshmet dhe ėshtė vėshtirė tė manipulohet mė tė vėrteten.


Gjatė vizitave tė shpeshta, qė sipas zakonit i bėjme varrezave tė mė tė dashurve tanė, ajo gjė qė ju tėrhoqi vėmendjen fėmijeve tė mi, Medlines ( 6) dhe Betimit (4), ishte pėrmendorja e viktimave tė masakrės nė Familjen Vejsa, ku u masakruan 22 fėmijė dhe gra, nga kriminelėt serbė dhe mercenarė rusė mė 1.04.1999, nė Gjakovė. Ajo pėrmendore ndodhet fare pran varrit tė babait tim.


Pyetja qė mė bėri vajza ime Medlina , ishte shumė prekėse dhe interesante. Babi, mė tha: Pse kan vdekur kaq shumė fėmijė? Unė si prind njė herė u hamenda dhe desha ti bishtėroj pėrgjegjės. Nė ato momente isha i befasuar dhe i pa pregaditur nė reagimin e vajzės sime. Shumė gjėra mė kaluan me shpejtėsi nėpėr kokė, por prap erdha nė pėrfundim se duhet gjithėsesi tė jap pėrgjegje korrekte ( edhe pse ndoshta pergjegja ime bie ndesh me qėndrimet e politikės sė UNMIK-ut dhe politikės redaktoriale tė disa mediave tona nė Kosovė). Fėmijėve te mi iu tregova tė vėrtetėn. Ju thashė se kėtė krim tė rėndė, e kishin bėrė kriminelėt serbė gjatė luftės sė fundit nė Kosovė, dhe se kjo ishte ngjarja mė tragjike nė qytetin e Gjakovės gjatė periudhės sė luftės.


Kjo ishte ora e parė e historisė pėr fėmijėt e mi. Medlina dhe Betimi, me njė seriozitet tė pa zakont pėr moshėn e tyre, u afruan ngadal dhe me kujdes pėrqafuan imazhet e portreteve tė foshnjeve tė vrara, nė granitin e zi tė pėrmendorės.Edhe kėto foshnje tė pa fajshme, si nė mbarė Kosovėn, u flijuan pėr Kosovėn e lirė. Kjo skenė homazhi, qė bėnė fėmijet e mi pėr bashkėmoshatarėt e tyre, mė trazoj shpirtin dhe mezi u kėndella. U mundova me kotė tė fsheh lotėt .


Arsyeja pse nuk desha tė tregoj tė vėrtetėn pėr kėtė ngjarje tė hidhur, ishte e lidhur me fėmijėrinė time. Edhe unė, po nė kėtė moshė, dėgjoja dėshmi tė llahtarshme nga pleqėrit tanė pėr masakrat serbe tė bėra nė atė kohė. Qė nė moshė tė re isha nė dijeni pėr krimet qė kishin bėrė okupatorėt sllavė nė trevat tona. Kisha krijuar imazhin e saktė dhe pa subjektivizėm, pra ashtu si e kan merituar falė veprimeve tė tyre.


Unė si prind, isha nė dilema tė mėdha nė ato ēaste si tė veproja. Qėllimi ishte tė mos ngarkojė vetėdijėn e fėmijėve tė mi, mirėpo ata, herėt apo vonė do tė kuptojnė realitetin e hidhur. Krimet e bėra nuk mund tė mshifen kurrė.


Medlina dhe Betimi, atė ditė, mė detyruan tė lexoj dhe emrat e gjithė fėmijėve tė vrarė.Ju lexova dhe thėnjėn e poetit tonė tė madh Ali Podrimja, qė ishte e shkruar nė atė pėrmendore:

A vriten pėllumbat bre ?

Pas kėsaj ngjarje, sa herė udhėtojmė viseve tė ndryshme tė Kosovės dhe kalojmė pran monumentėve dhe lapidarėve kushtuar dėshmorėve tė kombit, kėrkojnė nga unė shpjegime. Pėrgjegjet e mia pėrsėriten ashtu si ėshte pėrsėritur dhe historia jonė.


Sa herė degjojnė emisonet e lajmeve nė media, sidomos ne TV, ku pėrmenden kthimet e serbėve nė Kosovė, fėmijėt e mi struken afėr meje tė shqetėsuar dhe me pyesin:
Babi kur tė kthehėn serbėt nė Kosovė, a do tė na vrasin edhe ne si vėllėzėrit dhe motrat tona nė mbarė Kosovėn ?!!!.


Unė kėsaj pyetje nuk isha nė gjendje mė t'i jap pėrgjegje edhe pse historia ėshtė mėsuesja e jetės. Babi po pret pėrgjegje edhe vetė pėr kėtė, po"shpresojmė" nė vėllazėrim - bashkimin e moderuar tė quajtur multietnicitet. Bashkėjetesa ėshtė shenjė e njė mjedisi tė popujve tė emancipuar, dhe jo e popujve me hipoteka tė errėta nga e kaluara. Kjo ėshtė e mundshme tė realizohet me njerėz tė ndershėm, por jo me ish fqinjėt e parė kolonizatorė serbomalazias , tė cilėt bėnė krime tė rėnda ndaj shqiptarėve dhe mbetėn tė pa ndėshkuar para ligjit. Nė mbarė Kosovėn po mbjellen " fidane " tė quajtura enklava, tė cilat dikur nė kohėn e agrarit tė famshėm i quanin koloni. Gjuha ėshtė shkencė qė evaluon padyshim, sidomos kur jane nė pyetje standardet ( e dyfishta ) !!!.


Pyes vetėn, si do tė shpjegohėm para fėmijėve tė mi, nėse nesėr shetisin tė lire rrugėve tė qytetit tim, ata qė para gjashtė viteve kryen masakra shtazarake dhe i lanė me gjak rrugėt e kėtij qyteti. Si do tė arsyetohem para tyre pėr vrasėsit e fėmijėve nė Familjen Vejsa. Dikush po mendon se ne harruam shpejtė tė kaluarėn. Viktimat e pafajshme janė ata tė cilėt nė vazhdimsi trokasin nė ndėrgjegjėn tonė. Janė me mijėra djemė dhe vajza qė dhanė jetėn pėr kėtė tokė. Amaneti i tyre duhet ēuar nė vend.


Kosova ka paguar shumė shtrenjtė lirinė e vetė, dhe ėshtė e pjekur tė fitoj pavarėsinė e plotė, ndėrsa kushtet duhet tė ju mbesin armiqėve tė saj.


Dhe unė si prind, dua tė qėndroj para syve tė fėmijėve tė mi i pa pėrkulur dhe krenar qė kan dėgjuar nga babi vetėm tė vėrtetėn. Kjo e vėrtetė peshon dhe ėshtė kuptimplotė vetėm nė Kosovėn shtet sovran.

Postuar nga Dr. Besnik Bardhi - Gjakovė
<bardhi_med@hotmail.com>


<< kthehu te letrat e lexuesve

© www.GjakovaINFO.com