|
"Ferizi Kastriot" <KastriotFerizi@web.de>
schrieb am 16.10.05 23:54:23:
Quhem Kastriot Ferizi, i lindur me 15.01.1968 né fshatin Mikushnicé té komunés
sé Skénderait, familja ime jeton né fshatin Shipol té Mitrovicés, ndersa uné qe
prej vitit 1993 pérkohésisht gjindem né Gjermoni, né qytetin Eschwege.
Jam invalid ne Karroc prej moshés 12 vjecare, babai im ka punuar né arsim né
shumé fshatra té Drenicés, e pastai ka dhén gjuhén frénge, ne Prekaz té
Skénderajt, babai im, gjithnjé ka qen si halké né sy pér gjakpirsit serbé.
Né moshén 4 vjecare nga njé heré u rrexoja kur ecsha, ndersa po té vrapoja nuk u
rrexojsha fare, por a rrihet gjithnjé duke vrapuar se? né fillim pér keté brengé
prindérit me dergojné né Prishtiné, né kontrollé, e ata me udhézojné pér né
Beograd, e aty pas ca kontrollave, njé dité prej ditesh me dérgojné ne njé dhomé
kontrollimesh, dhe me até rast me dhén diq dhe me thojne qé ta pi, uné veprova
ashtu, me kishin mpi dhe mi kishin dhén dy injeksione né kurriz té shpinés, dhe
me até rast ma kishin lenduar nervin (damarin), isha i mpit 1 dité e 15 oré, kur
me doli mpia isha né dhomén time né krevat, aty qendrova njé muaj, pastaj me
derguan ne banjén e Novi Pazarit, banjé kjo per rehabiliotim, gjoja se nuk u
rehabilitojke kush aty, ku qendrova 3 muaj.
Kur e arrita moshén e shkollés, fillova mésimet, (ta shkurtoj pakéz), shkollén
fillore deri ne klasén e 6 e kreva me sukses shémbullor, sa qe isha edhe
shembull pér sjellje dhe mesime. Ne moshén 12 vjecare nuk munda mé té eci, heré
me qojke baba né shkollé, heré véllau, heré néna ime pér dore gjegjésisht krahu,
né kohén e dimrit shokét vishin e me marrshin me sej, dhe mé dérgonin né shkollé,
mu véshtirésua puna shum saqe isha para njé udhékryqi ta vazhdoj shkollén, ose
ta lé, e té shkoj ne até banjé té lartpérmendur, i thash babes tim, o babush let
bahet si té béhet se shkollén kurré nuk e lé, baben tim kurré nuk e kam paré
duke qajtur, gjithnjé thoshte se vaji i burrit éshté kénga, pas kétyre fjalve té
mija, aty iu mb ushen syte me lot.
Babai im e luante lojén e Shahut shumé miré, duke lozur me kushérinj, e mesova
edhe uné keté loje, e duke e paré interesimin tim babai me kushtoi shumé kohé, u
zbulova nga njé njeri qé quhej Isuf Bymbashi prej fshatit Llaushé té Skénderajt
(ndjes pasté) dhe jo qe lozja miré, por 8 vjet isha kampion i Kosovés ( ne
kuadér té shoqatés sé distrofistve).
Po edhe klasén 6,7 dhe 8 i kryeva mé sukses shembullor, tashmé e pérdorja njé
karrocé té invalidve, prej klasés se 7-té.
Gjithnjé kohén e liré e kaloja me ndonjé Libér, Roman ose Revisté, sa qe mé
besoni se edhe lojrat i leja mangut, (e tash shpesh me oré té tera i veshtroj
fémijet duke lozur, gjithnjé e kuptoja se njé komb pa shkollé nuk mund ta shoh
dritén qe vezullon né horizontin e gjer.
Fillova gjimnazin, drejtimin e Ekonomis Finansiare, e kreva me sukss shumé té
dalluar, krijova shumé shoké e shoqe,
poashtu Reprezentacionin e Kosovés e prezéntoja shkélqyeshém né garat e ndryshme,
nga kéto gara kam shumé diploma, dhurata té ndryshme, medalje, pér gjithé keté
sukses e falénderoi babain tim, pér mirékuptim, shfrytézoja edhe literatur te
ndryshme, qé mua me vinin rregullisht prej Kroacije dhe Sllovenije, prandai edhe
teorin e késaj loje e mesova miré shumé.
Ne vitin 1990 Tezja ime dhe Daja qé jetojné né Fushé Krujé té Shqipérisé ma
dergojn njé garancion, e ne i dorézojm dokumentet ne Seksionin e Punve té
Brendshme té ish-jugosllavise, pas katér muajve kur shkova té pyes me véllaun
tim, se baben u frigoja ta dérgoja, se edhe ashtu ka qén gjithnje halke né syté
e tyre, e dini q´mé thané, ata té pa ftyré, dokumentet tua i ka hénger mini.
Posa vi ne shtépi, ju dérgoj njé letér dhe ju thém dajs e tezés, se me daten 18
dhjetorshkoj né ambasaden shqiptare né Beograd, dhe ata le té shkojn me datén
19é post né Tirané, dhe le té presin se ndermjet orés 13 dhe 15 do ti thirri,
letrat qe mi dergonin prej Fushé Kruje u duhke gjoja mé i dérgu né k.k.Mitrovicé,
njéher té léxohén nga ta, pastaj ku me dit qka u bajke me letér, kurrén e kurrés
nuk kam vepruar késhtu, letra qe vjen né adres time éshté letra ime, e ata
ishalla i lan met, u frigoja se do té vin ndonje dité dhe do t´na kontrollojn, e
u frigoja se e marrin baben, ata qen.
Me datén 17 shtator nuk fjeta gjith natén, véllau qe mé pércillte ishte 10
vjeqar, filluam rrugén me 18 shtator né oren 8 té méngjesit me tren prej
Mitrovice, kur zbritém ne Beograd, muarrem rrugen drejt ambasadés sé Shqipérisé,
uné isha ne karrocé té invalidve, para se me mbérri afér ambasadsés, njé rroté e
vogfél e karrocés mu hjek prej karroce, dhe véllau me nuk munte ta shtynte, por
e qoi ne dy rrotat e médha, i rash ziles, njé njéri as nuk e hapi derén, por
ishte njé bnsi dritare ne deré dhe mu drejtua q´don more, thash té hyj brenda,
me tha nuk bénj po me trego se qfar halli ke, tzhash hape deren té lutem se nuk
muj té berrtas (sepse u ndegjonin zhurmat e makinave dhe té njerzve gjithashtu),
e hapi derén pas tij ishin 8 shkallé, pa njé pa dy vetém i kam dhan véllaut
shenjé, e u hodha ne shkall, hyna brenda, e i thash jam ardhé prej Mitrovice, e
ju nuk doni tte me leni te hyj brenda, me tha puné e madhe qe nje ardhé prej
atjehit, doli ambasadori, dhe me pa ulur ne shkalle, tha lerne té qeté dhe
ndihmone, e vendosne nékarrige, thash po po véllau im éshté para dere me karrocé
timen. i urdhéroi qe ta fut edhe ata brenda, ja tregova ambasadorit se si éshté
puna, me tha koke djalosh i guximshém, thash jam prej Kosove, ndersa ju i
paskeni rojtart e padisciplinum, vetem qeshi, i thash keté stilolaps ta ka
dérguar babai im, per rrespekt, u falenderua dhe me pyeti, po ai bukurshkrim i
kujt éshté, i babes tim i thash, me tha paska nje shkrim si te pedagogut tim, e
pyeta prej cilit qytet jeni, me tha nprej Lezhe, meu, i thash po ate pedagogun e
juaj babai im e ka kusheri, dhe quhet Ibrahim Ferizi, me tha kjo éshté
boblioteka e ime, a te pelqen ndonje libér, i thash po, me tha merre cilin té
dush, éshté dhuraté e imja, thashé ju faléndéroj, por nuk mund ta marré as njé,
pse me pyeti, sepse jam Shqiptar i Kosovés, qeshi dhe me tha te lumt.
Te nesermen bisedova me dajn dhe tezén, dhe ata shkojn tek ish ambasadori i
Shqipérisé ne Beograd, Sokrat Plaka dhe ia tregojn rastin tim, e ai e thirr
ambasadorin ne Beograd dhe i thoté, ati jepja vizen.
Keshtu qe me daten 20 shkurt té vitit 1991 thirri ne ambasad pér te pyetur, me
thote se vizen e ke gatshem, sipas mundsive dérgone diké ta merré me pasaport.
Udhetova me 16 Prill 1991, ndejta deri me 18 tetor 1992.
Babai im éshté marrur me shkrime intenzivisht, babai im ka ndrruar jeté me 28
dhjetor té vitit 2003, i ka lén 13 vepra, romane,ese,tregime,monografi,poezi.
Une jam udhéheqés i dy emisioneve ne radio, ne gjuhen shqipe Radio Shkendia dhe
ne gjuhen gjerman, Radio Meissner,
jam Autor i njé libri poetik ne gjuhen gjermane.
Kétu ne qytetin ku jetoj uné, éshté njé familje nga Gjakova, pikérisht véllau i
profesor Bardhyl Qaushit, para dhjete dite e kam pasur njé emision ne radio, ku
njé oré ja kam kushtuar jetés dhe vepre´s se Profesor Doktorr Bardhyl Qaushit,
ngushellimet e mija te sinqrta, familjes Qaushi, si dhe te gjithe banoréve te
Gjakoves me rrethin si dhe mbaré Kosoves,
kisha pasur déshiré ta mbaj njé oré letrare me poezi te babait tim ne Gjakové,
Nese botohet ky shkrim, me tregoni ju lutem si mund ta kuptoj, pérkatésisht a do
té mundja, ta marré artikullin.
Postuar nga "Ferizi Kastriot"
<KastriotFerizi@web.de>
<< kthehu te letrat e lexuesve
|