Historitė e pavdekshme tė
Bacės
sė Kelmendit Prekė Pjetėr Cali (1872 - 1945)
nga Klajd Kapinova, Manhattan New York
?Pusho kangėn o zogu i malit,
Se po tė dėgjon Memi i Smajlit?
shprehje malaziase
Nė afėrsi tė Lezhės dhe jo larg Shkodrės, nė Malin e
Jushit (Rranzat e Bushatit) nė njė shtėpi tė thjeshtė
malėsore babait Pjetėr e nėnės kreshnike Rudes, u lindi
fėmija i parė ?familjari bujar, piramida e kufirit
shqiptar, krenarie e Kėlmendit dhe e Malėsisė sė Madhe,
atdhetari i zjarrtė, Martiri i Demokracisė: Prek Pjetri
(Cali) Hasanaj.? (Pjetėr Kola Lajēaj, ?Kumtesė mbi
monografinė e Prek Calit?, Revista KUVENDI, E
pėrmuajshme kombėtare, informative dhe kulturore, Shkurt,
2005, Michigan, USA, f. 65 ? 73). Kėtu u lind tribuni i
Malėsisė, njė nga udhėheqėsit mė tė shquar tė mbrojtjes
sė trojeve etnike.
Familja e re Cali (Hasanaj - Selmanaj), kishin pasur njė
vajzė e tre djem. I pari ishte Preka, Toma, qė nuk e
pati jetėn e gjatė, mbasi si fėmijė u mbyt tek po lahej
nė ujėrat e ėmbla tė lumit fushor Buna. Njė tjetėr
fatkeqėsi, rėndon familjen Cali, nė moshėn 21 ? vjeēare,
djali i tretė, me armė zjarri aksidentalisht humbet
jetėn. Motra e vetme e Prekės, Lula, u martua, kur u
rrit nė Rapsh tė Hotit me Syn (Gjelosh) Mashin.
Prekė Cali, ka qenė fis i parė vojvodė nė Selcė nga 12
lagjet e kėtij vendi, duke pasur edhe kryet e vendit nė
Kelmend. Bjeshkėt e kėtij fisi, duke qenė e kufizuar me
Kuēin (trevė ilire) sot si pjesė e Malit tė Zi, pėrherė
u takonte barra mė e rėndė nė mbrojtje tė tokave tė tė
parėve. Kėsisoj, tė parėt e fisit, sikurse ishin edhe
trimat e anashkaluar nė histori, si: Memi i Smajlit,
Turk Isufi, Ujk Isufi, axha (ungji) i Prekė Calit Ucė
Turku (vojvodė i Selcės), Dedė Shabani, Dul Doshi dhe
djali i tij i pashėm Kir Duli, Nikė Turku, Gjokė Nikė
Selmani, Marash Mark Selmani etj., gjithnjė janė
pėrleshur flakė pėr flakė me synimet shoviniste tė
kuēasve malazias, duke qenė nė vijėn e parė tė frontit
tė luftimeve mbrojtėse. Shovinistėt grabiqarė malazias,
me pėrkrahjen e Perandorisė Ruse, kėrkonin tė
gllabėronin tokat arbėrore si Vermoshin, Vuklin e Nikēin,
sėbashku me bjeshkėt e tyre tė pėrmendura?
Preka nga shtati ishte shumė i gjatė e i pashėm. Ata qė
e kanė njohur nga afėr thonė, se kishte shpatulla shumė
tė gjėra, kraharor tė zhvilluar, trup vigan plo enėrgji,
fisnik nė shpirt, i matur nė fjalė dhe veprime, gojėtar
i pashoq, nė kuvende e oda burrash. Pushkėn e kishte njė
shok tė pandarė, qė nuk e hiqte asnjėherė nga dora. I
pėlqente tė vishej me rrobat tradicionale tė malėsorit:
ēakshirė, xhamadan, jelek dhe kapic tė bardhė mbi flokė,
alltinė turke dhjetėshe tė veshur me argjend nė brez dhe
njė grumbull vargjesh me material argjendi.
Tek Preka, mbi tė gjitha spikatėn virtytet pozitive
tradicionale tė malėsorėve, tė cilat i reflektoi nė
marrėdhėniet e pėrditshme mes miqve e shokėve. Deri nė
moshėn 30 ?vjeēare asnjėherė nuk synonte tė dilte
pėrpara vojvodėve dhe as krerėve tė tjerė, qė ishin mė
tė moshuar se ai. Kjo ėshtė njė edukatė e vlerė fisnike
e malėsorėve tanė, e transmetuar brez pas brezi nė oda e
kuvende burrash.
Ishte zemėrbutė dhe i afėr pėr miq e dashmirė tė vet dhe
tė atdheut. Luan i vėrtetė nė fushėn e betejės.
Gjithmonė i pari, aty ku ishte fronti mė i vėshtirė, aty
ku dėrdhej gjaku i flamurit e trojeve tė shenjta tė
atdheut. Flamuri nacional, liria dhe trojet arbėrore
ishin qėllimi i jetės sė tij.
Studiuesi dhe bashkėluftėtari Marash Mali, kujton: ?Ucė
Turku, bisedonte shumė herėsh nė veēanti me Prekėn. Ai
kishte krijuar pėrshtypjen se ai kishte shumė cilėsi,
pothuaj tė rralla, qė e naltėsonin dhe nderonin pėrsonin
e tij nė tė ardhmen, sidomos pėr ēashtjet patriotike,
por asnjiherė nuk ia thonte kėto.?
Ai ishte i martuar dy herė, me gruan e parė Dranden
jetoj shumė pak, sepse ajo vdiq e re, nga sėmundja mė e
pėrhapur e kohės nė Malėsi, qė ishte tuberkolozi, duke i
lėnė njė vajzė tė vetme Agen nė moshėn 4 vjeē. Kurse nga
martesa e dytė me Pashke Prekėn, nuk pati fėmijė.
Sikurse dihet Pashka, vinte nga dera e patriotit e
luftėtarit tė shquar Gjekė Selcės. Pas pushkatimit tė
kryetrimit kelmendas, u detyrua tė braktisė kullėn nė
Vermosh, tė cilėn e pėrvetėsoi pa tė drejtė regjimi, pėr
nevoja tė veta ushtarake. Pashka, mundi tė gjente
strehim nė shtėpinė e malėsorit Dak Lucit, gruaja e tė
cilit Gjystja, ishte mbesa e Prekė Calit, ku, qėndroj
pėr shumė vite deri sa mbylli sytė nė fund tė viteve
?60.
Nė Konferencėn e Londrės tė vitit 1913, Fuqitė e Mėdha
tė Europės, vendosėn arbitrarisht kufijtė mes pjesės
veriore tė Shqipėrisė e shteteve kufitare: Mali i Zi (Malėsia)
e Serbisė (Dardania).
Marash Mali, sot i moshuar me banim nė Florida (USA),
sėrisht kujton vendosmėrinė e Prekės pėr ēėshtjen e
kufijve, duke iu dretjuar Komisionit, qė kishte dalė nė
terren e po verifikonte kufijtė: ??Shtetet e Mėdha dhe
ambasadorėt e tyne, Komisioni Qendror i Kufijve edhe
deri Gjykata e Hagės, na i ka njoftė si toka shqiptare.
Ju si amanetqarė tė Misionit, qė keni marrė pėrsipėr
verifikimin jeni tue e shpėrdorue. Ato zhgarravina nė
hartė nuk i njofim. Me ne, nuk ka mujtė me luejtė as
ushtria e Sulltanit turk. Kėto troje i kemi larė me gjak,
gjatė gjithė shekujve, kundra atyne qė deshtėn tė na i
marrin. Edhe sot luftarėt e Kelmendit, janė gadi tė
vdesin pėr trojet e veta, ashtu si dikur tė parėt e tyne.
Prandaj ndigjoni fjalėt qė po ju them: Mos kėrkoni tė
luani me kufijtė tanė, qė janė aprovue se ėshtė tokė
shqiptare, pėrndryshe?Mendohuni mirė se atė majė nuk e
kaloni lehtė!
Njeni nga tė Komisionit tha: - ?Zotni Cali, pėr pak
ēaste Komisioni don me bisedue mes vedi.? Ata u larguan
nė nji anė dhe nuk qėndruan shumė. Meqenėse i kuptuan
intrigat e pėrfaqėsuesve jugosllavė, vendimin e morėn
shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatėve iu drejtue
Prekės, duke i folur: - ?Zotni Cali, Komisioni, vendosi
qė ju bashkė me shokėt qė ju shoqėrojnė t?i prini
Komisionit, duke e shkel terrirorin tuej qė keni pas me
fqinjėt.?
Mjerisht Brada e Vezirit mbeti jashtė kufijve, se ishte
tepėr nė thellėsi tė territorit jugosllav. Ajo ishte
pronė e shkrelasit Gjon Nikė Sykut, njeni nga familjet e
njohuna shkrelase me banim nė Breg tė Matės. Ai ēdo verė
dilte nė atė bjeshkė me kopenė e madhe tė bagėtive, me
autorizim tė autoriteteve malazeze.?
Emri me veprėn e tij mbushur me atdhedashuni, u bė
simbol qėndrese, pėr malėsorėt, qė e mbėshtetėn, mbasi e
deshtėn me gjithė zemėr. Popullariteti i Prekė Calit,
ishte i padiskutueshėm. Ja disa pasazhe pėrshkrimi, tė
kryetrimit azgan:
?Bile, ai qe i vetmi malėsor, qė u bė i njohur deri nė
selitė e krajlive europiane. Ndue Gjon Smajli, njė plak
shumė i vjetėr kelmendas, i cili nė vitet shtatėdhjetė
ishte akoma i gjallė, kishte qenė njeriu mė i afėrt i
Prekė Calit nė veprimtarinė e tij pėr ēėshtjen e kufijve
veriorė. Ai mė pati folur edhe pėr njė dokument
identiteti tė Prekė Calit, tė firmosur dhe vulosur nga
shtatė krajla. Sipas kėtij dokumenti, Prekė Cali
konsiderohej njeriu i paprekshėm nga shtatė krajlitė.
Njė lloj imuniteti i veēantė, qė zor ta ketė pasur
ndonjė shqiptar tjetėr. Mbase ishte pikėrisht ky
imunitet, tek i cili besonte Prekė Cali, qė e shtyu tė
dorėzohej i gjallė, pas dėshtimit tė Kryengritjes sė
Kelmendit.? (Spathari, f. 93).
E Preka, lėshoi kushtrimin ndėr malėsorė, se ?gjallė a
vdekun? tokat shqiptare si amanet brezash, do t?i ruaj
pėrmes tytės sė ngrohtė tė pushkės. Malėsia nė mote, ka
mbrojtur trojet me dinjitet e krenari nacionale. ?Vendasit
ndėr shekuj, kanė shkruar historinė me gjak arbėror, me
njė betim solem tė quajtur ?tabe?, qė do tė thotė
besėlidhje e qėndrueshme, me moton: ?Besa e Zotit, ėshtė
besa e burrave, pėr Nder - Atdhe - Besė e Fe?.
?Lidhja e Shkodrės?, e organizuar mes maleve mė 13 maj
1944, erdhi si imperativ i kohės, kundėrpesh e ēerdheve
me gretha tė frontit komunist, qė ishin krijuar (si
kėrpudhat pas shiut), pėr tė ardhur nė pushtet me krime
e mashtrime ideologjike. E gjithė programi konkret nga
fraza e parė dhe deri tek e fundit, pėrshkruante
vendosmėrinė luftės deri nė fund ndaj komunizmit si
terror i zi, nami i sė cilės kishte marrė dhen si
epidemi, e po synonte tė trokiste drejt Veriut tė
Shqipėrisė.
Pjetėr Smajlaj, sjellė nga kujtesa episode, qė i ka
rrėfyer babai Kolė Pjetėr Smajlaj me miq, qė kanė bujtur
shpesh nė familjen e tyre bujare. Preka, gjithnjė ka
qenė i veshur me kostumin popullor tradicional tė
Kelmendit, me ornamentet e qendisura me kujdes nga
vendasit. Ai, asnjėherė nuk e ndante nga brezi koburen e
argjentė, qė ia kishte dhuruar Mbreti Ahmet Zogu I. E
pinte shumė duhanin e fortė tė Sheldisė me ēibuk.
Mendimi i tij visar, pėrparimtarė e i guximshėm,
dallohet pėr mprehtėsi e logjikė tė shėndosh nė
bashkėbisedimet me tė huajt e bashkėatdhetarėt e ēdo
krahine tė Shqipėrisė.
Ai me Malėsi, ka zbatuar me ndėrgjegje normat ligjore
kanunore, qė buronin mirėfilli nga ?Kanuni i Lek
Dukagjinit?. Kanuni, mori emrin e Lekės si Princ i
Veriut tė Shqipėrisė. Ai ishte mik i Gjergj Kastriotit,
rival dhe zot i zonave tė kufizuara me Kryetrimin e
Krujės, qė pas vdekjes sė Gjergjit, pėr 10 vjet (1467 ?
1477), rifilloj luftėn kundėr ushtrisė sė Perandorisė
turke. Ky ligj (Kanun), ėshtė njė kompleks parimesh,
ligjesh, normash, zakonesh, me tė cilat rajoni malor
ėshtė qeverisur gjatė, nė epokėn kur turqit zotėronin
drejpėrdrejt nė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė. Pėr
zbatimin e tyre, ka vendosur populli i krahinės?
Preka, ishte e mbeti mė i dėgjuari e i respektuari nė
kohėn e vet nė viset e Veriut. Pėr fat tė mirė, sot
flitet e shkruhet me respekt nga autorėt e rinj, qė me
dokumente autentike po venisin helmin e historisė
deformuesve tė kohės sė absurdit totalitar. Kjo pėr mė
tepėr, duket nė stimėn e lartė, qė shfaqin kelmendasit
dhe nė tėrėsi e gjithė Veriu i Shqipėrisė, shqiptarėt nė
Mal tė Zi e Dardania martire.
Kelmendi, shkruan studiuesi e publicisti malėsor Ndue
Bacaj, nė gazetėn nacionale ?Shqipėria etnike? (Shkodėr,
2004), nuk ėshtė shkelur nga asnjė kėmbė italiani apo
gjermani. Treva e lavdishme, nuk ka arritur tė pushtohet
asnjėherė nga ushtritė e huaja.
Edhe sot, ekziston shprehja malaziase, pėr stėrgjyshėrit
e Prekė Calit: ?Pusho kangėn o zogu i malit/Se po tė
dėgjon Memi i Smajlit?. Dhe ėshtė Prekė Cali, qė ka
kundėrshtuar vendimet e qeverive tė mėdha, qė kanė qenė
nė dėm tė Shqipėrisė e trojeve tona.
Ishte ai, dhe vetėm Prekė Cali, qė apeloi vendimin e
marrė prej tyre, qė kufiri i vendosur nga Bishti i
Krajės, Ura e Pėrroit tė Thatė, Qafa e Grishajve, Thana
Binoke nė Shkrel, Qafa e Terthores tė zhvendoset dhe
fitoi kufirin e sotėm ekzistues me Malin e Zi. Prandaj,
820 partizanėve sllavo - serb, sulmuan kėshtjellėn e tij
nė Vermosh, tre muaj para se tė ?ēlirohej? Shqipėria.
Ai u tėrhoq nga Vermoshi e u vendos me shtabin e tij nė
Vukėl. Serbo - sllavėt, u larguan pa kryet e Prekė Calit,
por tė fituar nga ana e tjetėr, sepse dy brigada
shqiptare tė shtetit amė luftonin gjoja pėr ?ēlirimin? e
Kosovės.?
Me ardhjen nė pushtet tė qeverisė sė Mbretit Ahmet Zogu,
ai herė mbas here bėnte kėrkesa dhe proteston pranė
qeverisė, pėr tė ngritur zėrin pėr Vermoshin, pranė
organizatave ndėrnacionale. Nė kėtė kohė, pėrplaset
Prekė Cali me Ahmet Zogun, mbasi ishte pėrkrahės i
forcave tė opozitės asokohe. Pas rėnies sė qeverisė sė
Fan S. Nolit, qeveria monarkiste, Prekėn me disa tė
tjerė i internuan burgun e kalasė sė Gjirokastrės.
?Lirimi i Prekės, nuk ishte i rėndomtė. Qytetarėt e
Gjirokastrės, nė sheshin e qytetit e pėrgėzuan me urime
e ngrohtėsi njerėzore, si tė parakalonte njė mbret.
Preka, pėrmes gazetave, qė e kishin intervistuar,
falėnderon pėr sė tepėrmi qytetarėt e Gjirokastrės. Ai
nuk u pajtua kurrė me pushtimin fashist dhe prej ditėve
tė para tė pushtimit u vu nė anėn e forcave nacionaliste.
Ishte kundėrshtar dinjitoz edhe i komunizmit.? (Lajēaj,
f. 70)
Kur situata u qetėsua dhe gjakrat e urretjes midis
shqiptarėve ranė nė qetėsi, Mbreti i Shqiptarėve Ahmet
Zogu I (1895 ?1961), rishikoj vendimin e dėnimit ndaj
figurės sė shquar tė Prekė Calit.
Ndonėse me vonesė, Mbreti e kuptoj, se nuk ishte ashtu
sikurse i kishin thėnė, mbasi kelmendasi me trima,
kishte luftuar pėr ēėshtjen nacionale tė trojeve tė
Veriut.
Mbreti u tregua fisnik, tek e liroi dhe ftoi nė
rezidencėn e tij nė Tiranė, pėr t?u takuar miqėsisht.
Qysh kur dy burrat e njohur i shtrenguan dorėn njeri
tjetrit, Mbreti Zogu I, i kėrkoi ndjesė, duke i thėnė
se:
? - Tė kam internue, se kam pas tė dhana, se ju jeni
marrė me politikė dhe je kundėr meje. A asht e vėrtet
kjo?
- Jo, iu pėrgjigj Preka, vetėm me politikė as nuk jam
marrė as nuk merrem!
- Po kundėr meje a je? ? ia ndėrpreu Zogu I.
- Vetė nuk jam kundėr teje
dhe nuk kam kenė kundėr shqiptarėve. Unė kam luftue e do
tė vijoi me luftue vetėm kundėr atyne, qė duan tė na
marrin trojet tona. Vetė jam vetėm shqiptar e pėr
Shqipnin nuk mė dhimbset jeta.?
Pas bisedės sė pėrzemėrt e me sinqeritet, nė shej
patriotizmi e miqėsie tė re, Mbreti i Shqiptarėve Zogu
I, e bėri Prekė Calin Kapiten Rezervė. Kreu i fronit
mbretėror, i dhuroi heroit kelmendas naganin me dorezė
tė bardhė me nėnshkrimin: ?Ahmet Zogu I?.
Preka me kelmendas, kishin njė motiv mė shumė e arsye,
pse kishin dalė nė fushė tė mejdanit, pėr jetė a vdekje,
sepse nuk donin, qė tokat e tyre, tė ishin pjesė e
Perandorisė Sllave; nuk donin, qė fėmijėt tė merrnin
emra sllav, zakone e tradita tė pushtuesit; nuk donin,
qė tė harronin varret e tė parėve tė larė me lumenj
gjaku trimash. Gjithsesi, shqiptarėt etnik nuk donin
asgjė, qė ishte dhuratė e verbėr e pushtuesve sllav.
Edhe kur kėta erdhėn nė pushtet, ai, nuk e ndėrpret
luftėn nė tė mirė tė popullit, duke iu kundėrvu me armė
nė dorė satanait pa fe, atdhe, ide e shthurje morale, sa
qė shpesh thuhej, se gratė partizane ishin nė pėrdorim
kolektiv.
Studiuesi malėsor 85 - vjeēar Marash Kolė Mali (1921),
ish - burgosur politik nė kohėn e diktaturės nė Shqipėri
(njė familje e njohur vojvod nė Dedaj tė Shkrelit,
shėnimi im K.K.), nė librin e fundit shkruar nė Florida
?Ngjarje historike dhe figura tė shquara shqiptare?,
rikujton:
?U ba nji Mbledhje e madhe me krenet e Malėsisė sė Madhe,
nėn drejtimin e Kolonel Mulo Bajraktarit, i cili ishte
komandant i vullnetarėve tė Malėsisė asokohe edhe pėr
malet andej kufinit. I deleguem i ardhun prej Shkodre
ishte Ndoc Ēoba, ish politikan dhe n/Kryetar i
parlamentit Shqiptar. I ftum ishte edhe i deleguemi i
partizanve i quajtun Ramadan Reēi, tė cilėt qendrėn e
tyne e kishin nė Reē (mbi Koplik tė Sipėrm, shėnimi im
K.K.). Ēun Junuzi, asokohe si komunist punonte
ilegalisht, e me qendėr ishte nė Aliaj tė Kastratit.
Mbasi folėn Mulo Bajraktari e i deleguemi i Shkodrės
Ndoc Ēoba (Ministėr i Financave mė 1920, Delegat nė
Kongresin e Durrėsit, mė 1918, tė Lushnjės mė 1920,
shėnimi im K.K.) fjalėn e mori Ramadan Reēi: ?Ju po e
shifni se dy okupatorėt italo - gjerman, pra Boshti
(Berlin ? Tokyo Romė, shėnimi im K. K.) po e humb luftėn.
Ne nuk duhet tė kemi tjetėr mbėshtetje e as lidhje me ta,
pėr arsye, se fituesit e tjerė aleat, nuk duhet tė na
gjejnė tė mbėshtetun me tė
humbunit, mbasi vetėm pasoja tė kėqija do tė kemi. A nuk
do tė ishte ma mirė qė ne, pėr hirė tė vendit e popullit
tonė t?u mbėshtetemi qė tani fituesve? Unė them se po!?.
Ndėrsa Ēun Jonuzi, tha: ?Malėsia e Madhe ka nji
Besėlidhje, qė asnji parti dhe as aktivitet politik tė
mos zhvillohet nė kėtė krahinė. E pse atėherė bahet kjo
mbledhje kėtu nė territorin e Kastratit, pėr tė na lanė
ne sherrin tek dera e shtėpisė?!? Mul Delija, e kapi pėr
krahu dhe e largoi Ēunin nga mbledhja, e cila po
pėrfundonte pa asnji vendim.
I fundi, qė e mori fjalėn ishte Prek Cali, i cili me nji
za tė naltė e tė shqerrun tha: ?Ai djaloshi i Reēit,
foli e deshi tė na tregoj, se kush e humbi dhe kush e
fitoi luftėn. Ky tjetri kastratas, u ankue se me kėtė
mbledhje i paskena prue sherrin te dera e shtėpisė. Kjo
nuk asht e vėrtet, mbasi sherri i popullit tonė janė
vetėm komunistėt, qė kanė zanė vend kėtu afėr. Mua mė
duket, se sikur po rrimė duarkryq ose nė gjumė, pa marrė
asnji vendim. Prandaj, po u baj thirrje tė bashkohemi
dhe tė dėbojmė kėta, sa nuk asht vonė prej andej, e
nėqoftėse ndonjenit nuk i pėlqen kėshtu, vetė me djemtė
e Kelmendit, do t?ia tres farėn e do t?i dėboj prej
Rranxave tė Malėsisė!?? (Mali, f. 340).
Preka, sėbashku me trimat, nė tė cilin bėnte pjesė i riu
26 ? vjeēarė Mirash Fran Rrukaj, kur morėn vesh, se njė
batalion me ushtarė partizanė, Natėn e Krishtlindjes, mė
24 dhjetor 1944, kishte kaluar Rapshėn e Hotit, e po
synonte tė futej nė drejtim tė Lugjeve tė Kelmendit,
kryetrimi me parinė e vendit e luftėtarėt, kishte zėnė
pritat nė grykat e dy luginave mbi Urė tė Tamarės.
Ai mė parė, u ēoi fjalė partizanėve, se: ?Na nuk dona
vllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s?keni rrugė kėtej.?
Mirėpo komandanti nuk mori asgjė parasysh dhe filloi
ofensiven. Pėr shumė kohė gjamėt e pushkėve ushtonin.
Armėt e Kelmendit pritėn e thyen partizanėt. Komandanti,
qė kishte disa spijuna vendali, u mundue me ēdo mjet
trathtie t?i binde malsorėt tė dorzoheshin, por ata
ishin nė shtėpinė e tyne dhe kėshtu luftimet vijuan
pandėrpremje. Partizanėt, nė panik filluen me pa, se
Kelmendi nuk u dorėzonte pa vdek tė gjithė. Atėherė, ai
kėrcnonte partizanėt, se kushdo qė do tė tėrhiqet asht
dezertor e dihej se ēfarė e priste??, kujton i
arratisuri nga burgu i Tiranės (1952), shkodrani me
banim nė Florida Kolec Pikolini, nė librin me kujtime: ?Rregjimi
i hienave? (Shtėpia Botuese Camaj ? Pipa, Shkodėr, 2001,
f. 51)
Kryepatrioti, ishte infomuar me saktėsi nga rojet
besnike tė Major Llesh Marashit, tė cilėt kishin zbuluar
batalionin partizan, duke marshuar nga Lugina e Shkrelit
me armė e municion drejt Kelmendit. Atdhetari trim Llesh
Marashi, urdhėron Kolė Nikė Prelėn (Marēinaj) t?i bie
kumbonėve tė kishės.
Sipas urdhėrit (tė firmosur nga terroristi ?hero i
popullit? Shefqet Peēi), qė mori Komanda e Brigadės sė I
? rė (nga Shtabi i Korparatės sė III ? tė) Batalioni i I
- rė u nis nė drejtim tė Kelmendit. Batalioni, vendoset
nė formacion luftarak e vazhdon tė tėrhiqet nė drejtim
tjetėr nga rruga, qė tė ēonte nė Vermosh, pėrmes kishės
sė Kastratit. Qėndrestarėt vendas kundėrkomunistė
sulmuan batalionin, e arritėn t?a shpartallonin pėr disa
orė, duke e ēarmatosur. Armėt dhe municionin e kapur i
dėrguan nė shtabin e Prekė Calit.
Forcat e batalionit tė ndjekjes, bashkė me forcat e
poskomandės sė Bajzės, qė e kishin marrė informacionin,
donin ta shtypnin kryengritjen pa filluar ajo, ndaj
mėsyne drejt Grishės, mė 23 janar 1945, pėr tė arrestuar
Luket Marashin dhe krerėt e tjerė tė kryengritjes.
Nė kėto rrethana, plasi kushtrimi nė Grishaj. Vullkan u
bė shtėpia e Luket Marashit, qė ishte njė poetencial i
madh besė e burrėrie nė Malėsinė e Madhe. Forcat
kryengritėse, u gjenden pėrballė forcave ndėshkimore tė
Sigurimit tė Shtetit e tė ushtrisė, qė sulmonin nė ballė
tė gjerė.
Praktikisht, lufta kishte filluar para kohe, pra, nė
mėngjesin e datės 24 janar. Nė kėto pėrpjekje u vra
Pjetėr Gjoka, i cili nė krye tė 40 burrave tė Shkrelit,
zbriti si ortek bore nė poskomandėn e Dedajt, e mori ate
dhe, duke kaluar nėpėr Zagore, i drejtohet vertik Bajzės.
Grishajt e kishin zmbrapsur sulmin dhe ishin hedhur nė
kundėrsulm. Nė ballė printe oficeri i ri Zef Toma, qė ra
duke luftuar trimėrisht. Atė natė luftimesh, do tė binte
edhe Lulash Cuku. Gjaku i tij do tė shenjtėrorente besėn
e do tė nxirrte kushtrimin. U plagosėn Pjetėr Gjokė Hoti,
qė vdiq pas disa ditėsh. U plagos nga forcat komuniste
toger Gjosh Nikaj.
Luftėtarėt e rezistencės kundėrkomuniste me nė krye
Kapitenin e Parė Llesh Marashin, u mblodhėn nė oborrin e
kishės sė Bajzės, ku, frati At Ciril Cani rreh kumbonėn
e kishės e i lutet Zotit, qė bijtė e Malėsisė, tė
fitojnė kundėr pjelles sė djallit bolshevik.
Kryengritėsit sulmuan drejt Koplikut, nėn drejtimin e
Llesh Marashit. Mbas luftimesh tė ashpra, ata morėn
postkomandėn dhe spitalin dhe mė pas krejt qytetin.
Kontribut tė veēantė dha familja e Shaban Binakut.
Mėsymja vazhdoi deri nė Hanin e Dedė Zefit. Tė ndaluarit,
u liruan tė gjithė, pasi iu morėn armėt. (Butka, f. 19)
?Po nė tė njajtėn kohė edhe me bekimin e famullitarit tė
Shkrelit, Dom Nikollė Gazullit, Kolė Nikė Prela Marēinaj
(Ēekdedaj - Bzhete), u bien kumbonve pėr me mobilizue
Shkrelin pėr nė luftė. Kėshtu burrat e Shkrelit, u nisėn
pėr t?u bashkue me forcat e kryengritjes nė Koplik.?
(Franz Llesh Grishaj, ?Shkreli dhe roli i tij nė
Kryengritjen Antikomuniste e Malėsisė sė Madhe tė vitit
1945, Revista KUVENDI, Shkurt, 2005, Michigan, USA, f.
24 - 49).
I sigurtė nė ?historitė? e veta, pėrfaqėsuesi e
historishkruesi komunist, ushtaraku Ndriēim Plasari, nė
librin: ?Shpresė pėr popullin, tmerr pėr armikun? (Tiranė,
1971), kushtuar Brigadės I - rė Sulmuese, duke i ndjekur
luftimet nga shtėpia e vet shkruan: ?? Kolona i kishte
kthyer shpinėn Brojės dhe pararoja porsa kishte shkelur
mbi Urėn e Tamarės, kur plasi pushka dhe ēfarė pushke.
Qėllonin nga kodra mbi urė, qėllonin nga Broja, qėllonin
edhe nga Bardhaj. Batalioni kishte hyrė nė njė kazan tė
zjarrtė.
Armiqtė qenė njoftuar pėr ardhjen e njė reparti partizan
nė Kelmend, kishin llogaritur foecėn e tij prej afro 300
vetėsh, kishin llogaritur edhe rrethnat e tjera nė dobi
tė tyre dhe qysh herėt, nė mėngjesin e 15 janarit kishin
zėnė pritė kėndej dhe andej pėrroit, me qėllim tė
caktuar, ta godisnin dhe ta asgjėsonin batalionin tonė.
Njė goditje e tillė partizanėve u ra krejt papritur. U
krijua njė gjendje kaq e vėshtirė sa mė s?bėhet.
S?kishte tjetėr rrugėdalje, veēse tė qėndrohej me ēdo
mėnyrė nė vend, duke kundėrvepruar me tė gjitha forcat.
Ndihmė e shpejtė s?mund tė pritej as nga njė anė. Forcat
e tjera tė brigadės ndodheshin dy ditė larg, nė Shkodėr.
Batalioni s?kishte ndėrlidhje me radio.
Reaksionarėt kishin zėnė vend nėpėr shkėmbinjtė dhe qė
andej villnin zjarr kundėr luftėtarėve tonė tė rrethuar
plotėsisht. Partizanėt pėrdornin pėr mbrojtje ēdo send
tė rastit, shkėmb, gropė dru. Qė andej qėllonin nė
drejtim tė qerdheve tė zjarrit armik. Sulmi pėr tė ēarė
rrethimin ditėn ishte i pamundur. Edhe lėvizja mė e
vogėl kontrollohej nga reakionarėt? Ishin vrarė
komandanti i batalionit, Fejzi Micoli, dhe njė numėr
luftėtarėsh?
Nė tė vėrtetė bajraktarėt trathtarė Preng Cali e Llesh
Marashi me shokė kishin grumbulluar rreth vetes 300 ?
400 burra tė armatosur dhe pėrpiqeshin tė shtonin
gjithnjė e mė shumė forcat e tyre. Ata kishin marrė
lidhje me misionin ushtarak anglez nė Shqipėri, i cili
qe treguar i gatshėm t?u jepte ēdo ndihmė dhe pėrkrahje.
Aeroplanėt anglezė i kishin furnizuar mbeturinat e
reaksionit me armė, municione dhe veshmbathje. Me
ndihmėn e anglezėve trathtarėt kishin hartuar planin e
njė kryengritjeje kundėrrevolucionare. Do tė sulmonin
dhe tė merrnin Shkodrėn me Koplikun?? (Plasari, f. 566 -
567)
Partizanėt nga ana e tjetėr, nuk e mendonin, se do tė
hasnin nė rezistencė aq tė fortė, prandaj po vinin tė
qetė. Kur filloj pushka, kėta nuk kishin nga tė shkonin,
sepse ishin tė izoluar nė shtigjet e ngritura dhe nuk
kishte forcė ushtrie t?i shkatėrronte pozicionet
mbrojtėse tė malėsorėve, qė ishin fortifikimet natyrore
shumė tė sigurta. Malėsorėt kishin epėrsi ndaj
partizanėve, sepse sėpari bėnin njė luftė mbrojtėse dhe
njihnin shumė mirė vendin e tyre, ku, gjatė luftimeve u
vranė, plagosėn dhe ranė nė lumė shumė partizanė.
?Prekė Cali bashkė me me 15 burra, u ngujuan nė shpellėn
e famshme mbi fshatin Vukėl, qė u mbiquajt Shpella e
Prek Calit. Mark Luka dėshmon: ?Na, ketė shpellė e
zgjodhėm pėr me ba qėndresėn e fundit, me e la vedin e
me vdek per sė mbari. Pėr shtatė ditė rresht, gryka e
shpellės nuk ka pushue as natė as ditė prej plumbave e
zjarrit tė mitrolozave. Komunistėt vendosėn me na marrė
me uri e me pabesi. Na u dorėzuem me njė kusht, qė tė
vinte Frati i Vuklit, Kryetari i Kėshillit, si dhe tė
mos dhunoheshim. Por komunistėt nuk e mbajtėn fjalėn e
dhanė. Dhe as besimin e Fratit. Kur na ēuen nė shtabin e
Batalionit nė Rrapsh tė Hotit, Mehmet Shehu, u ndodh
ballė pėr ballė me Prek Calin:
- E, Prekė Cali, - i tha Mehmeti, - tė pat ardhur dita
t?a mbyllėsh historinė tėnde me shkronja ari, po tė
bėheshe me ne! Pse bėre kėshtu?
- Zotni, - iu pėrgjigj Prekė Cali, - faji bie mbi ju, se
ju u batė aleat me anmikun shekullor tonin, me Serbin.?
(Butka, f. 16)
Preka e besniku deri nė fund Mirash Fran Rrukaj, e dinin
se mbas kėsaj qė ndodhi, brigadat partizane do tė
dyndeshin nga Rapsha e Kelmendit, si dhe nga krahu
tjetėr i Gusisė, ku, kishin pėrkrahjen e vėllezėrve
siamez sllav. Nė kėto kushte, nacionalistėt morėn udhėn
e arratisė. Hienat e pangopshėm komunist, u lėshuan nga
tė dy krahėt mbi krahinėn e Kelmendit.
Mehmet Shehu, me brigadėn e vet ndeshkuese tė
inkuizicionit kundėrmalėsorė e kundėrkatolikė, vendoset
nė fushim nė fushėn e Rapshės. Malėsorėt, prisnin gjėmen
e madhe nė shtėpitė e tyre. Nuk kishte informacion, se
kush e kishte radhėn: Kelmendi apo Kastrati.
Nė natėn e 1 janarit 1945, kryexhelati terrorist Mehmet
Shehu, si bir kleriku muhamedan, e pėrgjaku Kelmendin.
Me urretjen patologjike tė trashėguar nga koha e
pushtimit turk, sulmi i hienave tė ishte i befasishėm.
Nga Gryka e Grabomit dy toga me ?druzhe? (shokė)
sllavoserb, marshuan drejt Kelmendit. Ata hapėn zjarr
tek Ura e Tamarės mbi popullatėn e pambrojtur, me synime
tė pastra spastruese pa mėshirė.
Brigadat e Ndjekjes, tė drejtuar nga kriminelėt Mehmet
Shehu e Fejzi Micoli, e forcat e Sigurimit tė stacionuar
nė 26 kampet e burgjeve, hetuesisė, torturave etj., nė
Qarkun e Shkodrės, tė mbėshtetur nga Ushtria Jugosllave,
mė 15 janar 1945 pėrfundimisht pushtojnė Vuklin.
Sikurse pritej, menjėherė bishat partizane iu vėrsulėn
luftėtarėve malėsorė, i lidhėn dhe ushtruan dhunė mbi ta.
Si nė kohėn e skllevėrve i lidhėn me konop njėri pas
tjetrit, duke i shtyrė, ndonėse ata mezi lėviznin, nga
mundimet me ditėt e tėra pa gjumė. Mė pas i hypėn nė njė
kamion e shpejt i nisėn pėr Shkodėr. Njėsitė partizane,
qė i shoqėronin ishin tė vogla, pasi pjesa mė e madhe e
tyre qėndruan aty, pėr tė filluar terrorizimin e tėrė
Kelmendit.
Ata qė janė dėshmitarė tė kėsaj poshtėrsie tė
pashembullt, e kanė parė me sytė e tyre, provuar mbi
shpinėn e vuajtur tėrė torturat, qė asnjėherė s?mund t?i
parashikonte mendja e njeriut. Tė gjithė tė plagosurit i
lidhėn pas kalit dhe ashtu nėn torturė, ata pothuajse
ishin nė prag tė vdekjes sė sigurtė.
Prekė Cali, me 15 trima kelmendas kapen rob, duke i
kaluar gjyqit ushtarak, i cili i dėnoi me pushkatim.
Brigadat e Ndjekjes bėnė kėrdi, duke derdhur gjak
malėsori shqiptar. Ata si tė uritur vranė e shkatėrruan,
dogjėn dhe prenė, e sėfundi pushtuan Kelmendin e
papushtuar nė shekuj.
?Ishte mbasdite e unė po qėndroja me nji shok pėrbri
zyrės sė Posttelegrafės. Diku u dėgjuan tė shtėna armėsh.
Njerėzit kishin marrė lajmin, se Prek Cali asht dorėzu e
pritet t?a binin para Postės. U shihnin grupe individėsh.
Dikush nė heshtje e tė tjerė shakllabana qė banin
komente. Pas disa kohe u panė kamionat. Ato lėviznin
ngadalė, saqė u afruan pak nga pak aty, ku populli tė
mund t?i shihte shumė mirė ?reaksionarėt?, qė s?mundėn
t?i pėrballonin ushtrisė.
Ishin pikėrisht kėto komente qė banin njerėzit servila e
katila, qė asnjiherė nuk u ngopėn me gjakun e sternipave
ilirian. Binte nė sy shtati i tyne si lisat e bjeshkėve
tė Kelmendit, ku, mes tyne dallohej trupi vigan i
martirit Prek Cali. Disa fundrrina komunistė, filluan
t?i pėshtynin e pėrbuznin ashtu tė lidhun. Kjo pamje e
shemtum ma prekte shpirtin. Edhe unė, si kureshtarėt qė
erdhen duke u shtu rrinim tė ngrim nė heshtje me
keqardhje, qė vriste me logjikėn e pėrbuzjes ndaj
masakruesve tė burrit vigan kelmendas, qė shikonte se ku
po shkonte qyteti i tyne i dashtun Shkodra, e cila
pretendonte se ishte qyteti ma i zhvillum nė Shqipni?
Grupi i Prek Calit doli nė gjyqin komunist. Ai i
zhvillua nė nji ndėrtesė dykatėshe, diku nė veriperėndim
tė Gjimnazit. Unė ndoqa tri seanca, si dėshmitarė
okularė nė at se ēfarė dėgjova e pashė ndaj Prek Calit.
Nė fillim tė seancės nuk lejohej me marrė pjesė shumė
popull, mbasi komunistėt kėrkonin qė gjyqi tė zhvillohej
sa ma shpejt. Prek Cali, nuk ishte vetėm i pushkės,
besės, traditės etj., por edhe nji trim, qė me gojėn e
vet nxirrte fjalė tė matuna, i qetė, qė mohonte pa frikė
tė gjithė akuzat e rreshtume kundėr tij.
?Unė jam kėtu, - u shpreh Prek Cali ? ndėr tė tjera, pėr
me marrė pergjegjėsin e luftės kundra partizanėve qė u
ba nė Kelmend. Dhe tė drejtė tjetėr nuk keni pse mė
akuzoni. Kam luftue kundra shkjeve, kur deshten me na
nda prej nanės Shqipni dhe kam mbrojt at ēka asht e jona.
Mundėsi ma tė madhe nuk kam pas. Vėrtet jam malcor pa
shkollė, por jam shqiptarė. Ju mė keni marrė nė besė e
s?kam nevojė me ju kėrkue falje. Unė as Mbretit si kam
kerkue falje, kur mė ka dėnue se isha opozitar?? (Pikolini,
f. 55)
Por kėta, ndonėse pėrdoren barbarinė komuniste, nuk
arritėn me tutė (friksu) dhe mposhtė krenarinė e
Malėsisė. Malėsori e pagoi, por kurrė nuk trathtoi
truallin e shtėpisė sė vet, duke mbrojtur lirinė nga
ofensiva komuniste asokohe.
Me shumė urretje, se nuk mundėn tė kapnin luftėtarėt
nacionalistė tė lirisė, forcat terroriste partizane: ??
banė nji kėrdi tė zezė, tue torturue deri edhe gra e
fėmi. Ata mashkuj apo luftėtar, qė gjendeshin nė shtėpi
i arrestonin, u digjnin shtėpitė, u merrnin pasuninė,
ndersa familjet (e luftėtarėve nė arrati) e tyne i
internonin nė krahinat e vendit?
Edhe Preka, me nji ēetė luftarėsh trima e besnikė,
vendosi e u ngujua nė nji shpellė, qė ishte mjaft e
ilzolueme e i pėrngjante nji fortese tė vogėl, me nji
shpresė fare tė vogėl, se mund tė bante si dikur
Kelmendi me ushtrinė turke, tė cilėt, zinin vende nė
ndonji luginė ose bregore, duke mos i ndjekur
kryengritėsit nėpėr male.
Me partizanėt, ndodhi e kundėrta: Ata i ndoqėn ēetat
kamba kambės dhe kur u mirėinformuan, se ku ishin i
rrethuan dhe i dėrguan njerėz, pėr t?u marrė vesht me ta
At David Picin, i cili, u tregoi se ishin tė rrethum dhe
se partizanėt kėrkonin tė dorėzohen pa pushkė. Prek Cali
nuk i trembej vdekjes, por ai mendoj, se nji vdekje me
gjyqe, asht ma krenare pėr t?u njoh nga publiku, se pėr
ēka e si do tė dėnohen?
Nga ana e tjetėr, Preka kishte disa djem tė rinj (Sipas
tregimeve tė Fritz Radovanit dhe Don Tomė Laca, kujtoj,
se Preka, ka pas me vete nė shpellė, njė djalė tė ri qė
ishte i vėtėm (dėshire) nė familje, dhe komunistėt i
kanė thanė atij, se do t?ia falim jetėn djaloshit tė ri.
Por nė fakt, kur janė dorėzuar, duke i prerė nė besė
kanė vrarė (pushkatuar) tė parin atė djalė dėshire,
shėnimi im K.K.), qė nuk donte tė rrezikohen, sikur ky
tė bante rezistencė me armė. Prandaj, u kėrkoj
partizanėve, nėpėrmjet Fratit disa kushte:
- Meqė udhėtimi do tė bahej me ecje nė kambė nėpėr
Kelmend, tė lejohen tė kalojnė tė armatosun;
- Tė mos i cėnojnė (keqtrajtoj) askush me dorė;
- Gjykata tė bajnė punėn e saj.
Kėto kushte komunistėt
ia premtuen, por si zakonisht nuk i mbajtėn. Ata porsa
kaluen nji copė rrugė tė shoqnuem e tė rrethuem me shumė
partizanė, i ēarmatosėn u lidhėn duart, i ulėn drejt e
nė Koplik, ndėrsa ne e nesre nė qytetin e Shkodrės, nė
tė ashtequjtunin ?Burgu Gjerman??
Prek Cali asokohe 70 vjeē, ishte i burgosun nė nji dhomė
mė vete e kur tė burgosunit ndryheshin nė dhoma, atė e
nxirrnin dhe shėtiste i vetėm. Ai kishte nji tjetėr
trajtim prej tė burgosurve tė tjerė.? (Mali, f. 341)
Preka, ka qenė i bindur se do ta vrasin, por ėshtė prerė
nė besė nga komunistėt, tė cilėt i kanė premtuar nė
fillim, se do t?ia falin jetėn djaloshit tė ri, qė ende
sot nuk kam mundur t?i mėsoj emėrin, mbasi familja e tij
tashmė ėshtė e shuar. Pėrpara momentit tė pushkatimit,
Prekėn, e kanė mbėshtetur tek muri i Vorrezave Katolike
tė Rėmajit nė qytetin e Shkodrės, tė ulur ndjenjur me
cigare nė gojė (pėr tallje), i veshur me ēakēirė dhe i
prishur nė fytyrė nga plumbat. Rrėfimin dhe vojimin kur
ėshtė pushkatuar, ia ka bėrė Don Tomė Laca.
Atė ditė mė 25 mars tė vitit 1945, nė muret e qytetit tė
Shkodrės u shpėrnda njė afishe e madhe, e cila kishte
kėtė titull: ?Pushkatohen kriminelat e Luftės dhe
Armiqtė e Popullit?, ku, mė pas vijojnė emrat:
1. Prenk Cali
2. Dom Ndre Zadeja
3. Luigj Gjeto Kastrati
4. Ndok Nik Bardhoku
5. Ndrek Loka
6. Arif Selim Hyseni
7. Ded Lulash Smajli
8. Gjok Nikaj
9. Dul Bajrami
10. Mark Luc Gjoni
11. Tom Lek Daka
12. Maliq Bajrami
13. Gjok Nikoll Voci
14. Pjetėr Ded Gjedashi.
Studiuesi e publicisti Mėrgim Korēa, gjatė hulumtimeve
pėr pėrgatitjen e dorėshkrimit: ?Nė pėrkujtim tė
Kryengritjes Armatosur tė Malėsisė Madhe?, shkruan:
?Si sot e kam parasysh, kur e pruene duer lidhė n?shehėt
t?Shkodrės kreshnikun Prenk Calin! Ecte kryenaltė, me
mjekėr t?dendun aj, si me kenė fitues. Por shkjau,
brateja e partizanve ngjallnjyes, ia kish n?vesh
t?vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushės Ēelė, e
ulne n?gjuj e nji partizane e ekzaltueme ia rroi
mjekrrėn pa lagė atij. Mjes gishtave t?duerve t?mija me
t?cillat kishem mlue ftyrėn, kureshtja m?bate me e pa si
i shkojshin lotėt kreshnikut qi za nuk xirrte dhimbet!
Kjo pamje e mbrame qi kam e prijsit maleve qi pat thye
shkjetė n?luftimet e 1911 - ės e tė 1913 - ės. Mbas
kėsaj veē kur ndjeva se e kishin denue me vdekje dhe me
25 mars njimij? e nandėqind? e katėrdhet? e pesė e
kishin pushkatue Prenk Calin. Ksisoji komunistat
shqyptarė e vrane anmikun e betuem tė shkjaut dhe e
hapne rrugėn m?u shkue uji n?mulli t?tyne!?
Por odiseja e tė ngujuarve nė shpellė, nuk do tė
pėrfundonte me dorėzimin e tyre. Tė parėt qė u
pushkatuan, ishin: Dedė Lulash Smajli dhe Dedė Gjon Deda,
tė cilit i kishin prerė me parė mishin dhe trupin me
sopatė. Fran Zef Bajraktarit, ia nxorrėn sytė dhe e
varrosėn tė gjallė me gurėt e malit. Luc Gjon
Bajraktarin, e prenė nė qafė me bajonetė dhe e hodhėn nė
greminė. Fran Zef Bajraktarin e groposėn tė gjallė, pasi
i dogjėn kullėn. Marash Vat Lumajn, e pushkatuan para
popullit tė Vermoshit, si agjitator kundėr bolshevizmit.
Dedė Prek Nikėn, e sollėn nga kampi i Tepelenės dhe e
pushkatuan pa gjyq, nė mes tė kelmendasve. Ujkė Mark
Biku, u pushkatua nė mes tė katundit Brojė, pėr tė
ngjallur panik. Nik Mark Rezaj, i cili qėndroi 21 ditė i
varur nė burgun e Koplikut, u pushkatua pėrsėri pa gjyq.
Gjelosh Fran Pellumbi, vdiq nė burgun e Kavajės nga
torturat ēnjerėzore, me fjalėte fundit: Poshtė komunizmi!
Pas njė gjyqi nė Shkodėr, u dėnua me vdekje kreshniku i
Vermoshit, plaku 70 vjeēar
Prekė Cali. Ky gjyq, do tė dėnonte plot 25 vetė, nga tė
cilėt edhe 4 me burgim tė pėrjetshėm, ndėrsa tė tjerėt
kryesisht me 30 vjet burg. Kėshtu Kelmendi u pėrzhit dhe
u ndeshkua pėrsėri. (Butka, f. 17 ? 18)
Kėto janė kelmendasit, qė kishin tė ruajtur nė gene prej
gjeneratave virtytet mė tė mira, si mikpritės e bujarė,
trima sypatrembur e atdhedashės, njerėz tė besės e
fetarė. Ata e donin meshtarin si antarė tė familjes,
duke i besuar fjalėn e nderit?
Malėsia, humbi 137 bijė tė saj, trimat e devotshėm nė
kryengritje. U burgosėn 345 burra e u internuan 41
familje tė shpallura reaksionare. Malėsia, u vesh me
petkun e zisė. Malėsorėt trima, denbabaden tė patundur
nė trojet e tyre, u shpėrngulėn nė kampet e internimit
tė Tepelenės, tė Kavajės, tė Vloēishtit, nė burgjet e
kampet e punės, mė ēnjerėzore qė ka njohur historia. (Butka,
f. 21)
Nė momentin, qė do ta ekzekutonin heroin legjendar tė
kufijve shqiptarė toga e zezė e pushkatimit komunist,
kėrkojnė qė tė dėnuarit me pushkatim tė kthehen mbara
(me shpinė) dhe t?ua mbyllin sytė. Por Prekė Cali, nė
mėnyrė kategorike kundėrshton, duke thėnė fjalėt:
? - Nuk shkohet n?Parajsė me shpinė dhe me sy t?mbyllun?
dhe siē ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi
gjoksin, duke shkyer pullat e kėmishės dhe u tha:
? - Kėshtu vdes shqiptari?.
Para se tė rrėzohej, ai trup si njė lis, nga plumbat e
shqiptarėve tė armiqve tė nacionit tė vet, zėri i
fuqishėm i malėsorit tė bjeshkėve, ushtroi si jehona e
luginave:
? - Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a
vonė Shqipnia do tė fitojė.? (Lajēaj, f. 70)
Do tė pėlqente, qė nė shenjė nderimi dhe respekti pėr
gjakun e derdhur nga martirėt nacionalistė nė Shqipėri e
Kosovė, tė citoj pjesė poezie tė jezuitit,
pėrsonalitetit tė shquar poetit brilant tė nacionit Don
Ndre Mjedja, shkruar nė vitin 1911. E, mos i harroni
kėto vargje, ?jo, kurrė mos i harroni!?
O Shqype, o zogjtė e malėvet, kallxoni
A shndritė rreze lirije mbi ato maje?
Mbi bjeshkė tė thepisuna e nd?ograjė
Ku del gurra e gjimon pėrmallshėm kroni?
A keni ndie ndokund kah fluturoni
Nėpėr shkrepa me ushtue kangėn e saj?
U kputne hekrat, e lirim malcori,
Lirim deti kumbon e ja sjellė bregut;
Lirim pėrgjigjen qysh kah Labradori
E Virgjin?ja e New York ? u, syni i tregut.
Tė lumtė, o Ėashington! U zhvillat qielli?
E ndjeu toka njatė shend e u gėzue si fėmija
Qė i qeshet lokes kur ja rreshė krahnorit;?
Lirin? e keni ju! Na hekra kemi.
Na terr e niegull deri nė ditt ma tė vona;
Na pa emėn kėrkund, pa Atdhe; na jemi
Sherbtorėt e tė huejve nėpėr vende tona.
Porsi berre qi bleu mishtari vemi
Mbas shkopit, tė kalamenduna, ku s?dona?
Frymė tė re tui shprazun pėr gjithkahna, hija
E Skanderbegut. Qe ndėr djepa rrisin
Nanat e Hotit djelmėnin ushtore,
E idhnim n?anmikun nėpėr gji ju qisin.
E nalt ndėr maje, bukuri mbretnore,
Hapi flatrat e mnershme qi pėrshndrisin,
klajdkapinova@yahoo.com
Derguar nga: Klajd Kapinova
<< kthehu te letrat e lexuesve
|