KOSOVA E DISKRIMINUAR

KOSOVA E DISKRIMINUAR …
 
Shkruan: dr.Besnik R.BARDHI
 
Shtrohet pyetja: A e meriton Kosova dhe populli i saj
nje tretman kaq jo human kur ėshtė nė pyetje
pėrcaktimi i fatit dhe ardhmėrisė sė saj. Populli shqiptarė nė
Kosovė, doli i stresuar dhe i dėrmuar nga lufta e vitit 1999.
Humbjet nė njerėz ishin jashtėzakonisht 
tė  mėdha. Zhdukja  e njė numri tė madh tė njerėzve
mbetėt ende plagė e hapur dhe e pa shėruar.
Dėmet materiale  qė shkatoj Serbia nė Kosovė,
ende askush nuk i llogariti me saktėsi. Tė mirat materiale
u plaēkitėn pa mėshirė nga okupatorėt serbė.Aktualisht Kosova 
kalon njė krizė tė rėndė ekonomike, popullata e saj qė moti 
ballafaqohet me varfėri tė skajshme.
 
Gjashtė vite qė pasuan, kishin nė vehte 
elemente tė diskriminimit kolektiv dhe provokime nga 
mė tė ndryshmet. U zhvillua njė politikė hipnotizuese e 
cila kishte pėr qėllim zbehjen dhe frenimin e kėrkesave
vitale tė popullit shqiptar pėr realizimin e synimeve
tė tyre. Dhunohej nė mėnyrė tė vazhdueshme 
dhe institucionale dėshira dhe kėrkesa e drejtė pėr vetėvendosje.
 
Si gjithnjė, pėr ēdo problem nė Kosovė, akuzohej pala 
shqiptare pa asnjė argument. Edhe pse resorėt kryesor 
te pushtetit nuk i mbanin shqiptarėt, ata ishin adresa
ku drejtoheshin akuzat e fajėsisė !.
Pas gjithė asaj ēka ndodhi nė Kosovė  gjatė shekullit
tė kaluar, janė tė tmerrshme dhe neveritėse shantazhet
qė u bėhėn  shqiptarve si mazhorancė, nė emėr tė disa
“ standardeve ” qė kinse duhet plotėsuar !!!.
Nė kėtė rast, viktimės (lexo: shqiptarėve) i bėhej
presion i madh  qė tė lėshoj pe ndaj bandave jashtė
insitucionale  serbe qė veprojnė lirshėm nė Kosovė.  
 
Kosova ka kaluar ēaste tė tmerrshme gjatė historisė 600
vjeēare, sė pari nėn perandorinė otomane dhe sidomos
nė 100 vjetėt e fundit, nėn thundrėn e egėr dhe
primitive sllave. Gjatė gjithė kėsaj kohe ky popull
luftoj nė formė permanente pėr tė realizuar synimet e
veta pėr liri dhe shtetėsi. U sakrifikuan gjenerata tė
tėra nė njė luftė tė pa barabart me fuqi ushtarake
okupatore.
Tė gjitha ato projekte  qė shkojnė ndesh me aspiratat
e popullit shqiptarė nė Kosovė do tė dėshtojnė dhe
sėrish do tė hapen problemet e vjetra nė Ballkan.
 
Qėshtja e Kosovės , duhej tė zgjidhej menjėherė pas 
pėrfundimit tė luftės nė Kosovė nė vitin 1999. Gjashtė vite
ishin shumė tė gjata dhe tė pa nevojshme pėr tė zgjidhur  statusin 
e Kosovės. Pėr popullin e Kosovės, kjo pritje ishte e pakuptimt.
 
Serbia, edhe njė herė dėshmoj aftėsinė e saj
intrigante nė politikėn ndėrkombėtare. Si gjithnjė,
manipulimet me tė pa vėrteta dhe prezantimi i tė
dhėnave fallso, ishin kontinuitet i politikės serbe nė
raport me Kosovėn. Pėr kėto vite tė pasluftės, ajo 
kthej “vetėbesimin” dhe sėrish ngreu kokėn lartė me
paturpėsi, dhe kėrkon tė “ vendos” pėr fatin e Kosovės.
Si  ish okupatore e Kosovės, ajo ka shumė pėr tė
paguar pėr luftėn e vitit 1999. Masakrat ndaj mijėra
njerėzve tė pa fajshėm, pastrimi etnik dhe dėbimi i
afėr 1 miljon shqiptarėve nga trojet e veta , djegiet
dhe  plaēkitjet e tė mirave materiale, e shėndrruan
Kosovėn nė njė tokė tė djegur dhe tė shkatėruar
tėrėsisht.
 
Provokimi mė i  rėndė aktualisht ėshtė kėrkesa
imponuese  qė tė ulemi dhe tė bisedojmė me kasapėt e
popullit tonė. Millosheviqi ndodhet ne Hagė pėr krimet
qė u bėnė nė kohėn sa ai ishte nė krye tė Serbisė. Por
tash, nė periudhėn e  “demokratėve” tė rinjė serbė
dhe periudhėn post Millosheviqiane, dihet kush luan dhe
tallet me ndjenjat e familjarve tė cilėt kan shumė 
anėtar tė  zhdukur. Gjashtė vite me rradhė ato familje
dhe mbarė Kosova janė nė ankth pėr fatin e mė tė dashurve
tė tyre,ndersa  Serbia bėnė spektakėl nga kjo ēėshtje !
Qeveria aktuale serbe heshtė pėr fatin e mijėra tė zhdukurve
shqiptarė gjatė agresionit serb nė Kosovė nė vitet
1998/99. Ende nuk u dėgjua zėri i arsyes sė shėndosh
nga askush nė Sėrbi pėr krimet nė Kosovė.
Me Tadiqin, Koshtunicėn, Drashkoviqin dhe klyshėt e
tėrbuar dhe primitiv tė Sheshelit, nuk mund tė
bisedohet nė frymėn e civilizuar europiane. Edhe kėta
si babai i tyre Millosheviqi, respektojnė vetėm argumentin 
e forcės.
Me vrasėsit e foshnjėve dhe tė pleqėve nuk ka sens tė bisedohet, 
ėshtė turp historik tė ulemi nė njė tryezė tė bisedimeve me kriminelė
tė tillė, e aq mė tepėr tė presim nga ata tė
pajtohen me mėvetėsinė e Kosovės. Ėshtė iluzion dhe pa
pjekuri politike tė sillemi me ta si me njė palė tė
barabart  nė bisedime. Ne jemi ata tė cilėt duhet
diktuar kushtet e bisedimeve, sepse ne jemi pala e
dėmtuar nė luftė. Ne duhet kėrkuar pėgjegjėsi ndaj
atyre qė shkrumbuan Kosovėn. Nėse ėshtė fjala pėr tė 
drejtat e minoritarve tė cilat jetojnė nė Kosovė , ky problem
duhet tė zgjidhet sipas normave ndėrkombėtare, pa
asnjė dallim. 
Serbia si ish okupatore dhe humbėse e luftės nė vitin 1999, 
si gjithnjė edhe tani manipulon dhe brengosėt pėr fatin 
e objekteve fetare ortodokse nė teritorin e Kosovės. 
Duhet ditur se ato objekte janė pronė e Kosovės dhe si 
tė tilla janė ruajtur nga vetė shqiptarėt me shekuj.
Incidentėt e Marsit tė vitit  2004, duhet studiuar mirė dhe 
tė nxirrėn konkludime tė ēarta dhe tė thuhet hapur kush ishin 
autorėt e vėrtetė dhe nga kush ishin tė paguar. Realitetin pėr kėto
ndodhi mė sė miri i dijnė  agjensitė e ndryshme
informative qė veprojnė nė Kosovė!
 
Objektet e vjetra kishtare artodokse qė ndodhėn  nė
Kosovė, janė tė ndėrtuara mbi themelet  dhe gėrmadhat
e kishave autoktone, pėr kėtė ka dėshmi tė
bollshme. Pėr kėtė duhet ti referohemi Akademik Mark
Krasniqi,  i cili prezanton  dhe shtjellon nė mėnyrė
shkencore kėtė problematikė, ai thotė:
 “ Historia e Kosovės nuk fillon me Nemanjiqėt.
Manastirėt ortodokse nė Kosovė merren sot si 
 “ argumente ”  pėr tė treguar   “ lashtėsinė ” e
popullatės serbe nė kėto vise. Por shkenca e mirėfillt
dhe e vėrteta historike i hedhė poshtė edhe kėto
pretendime, sepse kėto manastire ( kisha ) siē janė
Graēanica ( Prishtinė ) dhe Shna Prenda ( Sveta Petka,
Lenishka, nė Prizren ) nuk i ka ndėrtuar kral Millutin
Nemanjiqi nė shek. XIV, por ato janė aty shumė mė
herėt, nga koha e sundimit tė Bizantit ( Greqisė ) nė
kėto vise, kurse Millutini vetėm ka bėrė nė to disa
meremetime, shtresa e zbukurime. Mandej studiuesi serb
Pero Sljepēeviq shkruan se : “ Ėshtė vertetuar se nga
numri shumė i madh i kishave tė vjetra serbe, emri i
tė cilave ėshtė shkruar nė to… serbėt nuk kanė pasur
fare traditė tė vetėn as nė ndėrtimtari, as nė artin e
pikturės” ( “ Rilindja ,” e datės 2 qershor 1990, faqe
10 ).
 
“ Lotėt e krokodilit ” qė derdh Serbia pėr  trashegiminė
kulturore nė Kosovė, janė  veē se njė gėnjeshtėr e
kulluar, e cila  ka pėr qėllim qė nė Kosovė tė lė jo
vetėm njė Kal tė Trojės !. Serbisė i konvenon ēdo
prolongim i zgjidhjės sė ēėshtjės sė Kosovės.Ajo kėto
6 vite tė pasluftės i shfrytėzoj nė shkallėn maksimale
pėr tė inskenuar dhe plasuar gėnjeshtra nė dėm tė
popullatės shqiptare nė Kosovė. Kjo kohė doemos ndikoj
qė tė bie edhe pluhuri i harresės mbi gjenocidin serb
nė Kosovė nė vitet 1998/99. Nė qarqe tė pa informuara
si duhet, kėto gėnjeshtra filluan tė zbehin imazhin
pozitiv tė shqiptarėve. Duhet pranuar faktin se pala 
shqiptare, pėr shkak tė rrethanave tė njohura nė Kosovė,
sidomos nga pa mundėsia e fjalės nė qendra vendim marrėse
ndėrkombėtare, nuk ka qenė nė gjendje tė kundėr pėrgjigjėt
nė formė adekuate ofanzivės sė ashpėr propagandistike sėrbe.
 
Mėkati mė i madh qė i bėhet popullit shqiptarė nė
Kosovė, pas vitit 1999, ėshtė trysnia qė i bėhet pėr
kompromise tė ndryshme dhe bisedime tė imponuara me
Serbinė. Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pa negociueshme,
sidomos  me Serbinė si agresore, e cila  ka humbur ēdo
tė drejtė morale  tė  pyetet  pėr gjėrat  edhe mė tė
imta pėr ardhmėrinė e Kosovės. Ligjvėnėsi amerikan
Xhim Moran, kėto ditė dha njė intervistė ku nė mes tjerash
tha:
“ Serbėt vepruan si banditė ndaj shumicės nė Kosovė –
prandaj Serbia nuk ka tė drejtė tė qeverisė nė Kosovė “.
 
Serbia, pėr ti ikur obligimeve tė kompenzimit material
pėr dėmet  dhe plaēkitjėt qė bėri nė Kosovė, ka filluar tė aktrojė
rrolin e viktimės dhe kėrkon sėrish tė ketė ndikim
tutorial nė Kosovė !!.
 
Shqiptarėt e Kosovės e konsiderojnė si kaptinė tė mbyllur
tė drejtėn e rikthimit tė ish kolonizatorėve serbė nė Kosovė.
Perspektiva e Kosovės ėshtė nė mėvetėsinė e saj.
 

Postuar nga Dr. Besnik Bardhi - Gjakovė
<bardhi_med@hotmail.com>


<< kthehu te letrat e lexuesve

© www.GjakovaINFO.com