Medelina Bardhi

Madelein Bardhi nga Gjakova, pagėzuar me emrin Madelein Albright nga
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės


nga - BEQIR SINA, Nju Jork



Dy Madelein, njera lindi me lirinė e Hebrenjeve dhe tjetra me lirinė e Kosovės


BENSONHURST - BROOKLYN (NY)  "Ollbrajt nderohet me Medaljen e Artė tė
Lirisė", nga Kosova, medalje kjo qė Presidenti i Kosovės, dr. Ibrahim
Rugova, i'a dorėzoi  ish-sekretares amerikane tė Shtetit, Medlin
Ollbrajt, mė 12 qershor 2004, nė 5-vjetorin e Ditės sė Lirisė tė
Kosovės. Pas, marrjes se medaljes "Medalje e Artė tė Lirisė", me tė
cilėn e ka dekoruar qė Presidenti Rugova, ajo zhvilloi edhe njė takim
me presidentine Kosovės, ku bisedoi pėr gjendjen aktuale nė Kosovė.
Presidenti Rugova, pasi shprehu kėnaqėsinė pėr takimin me zonjėn
Ollbrajt, e ēmoi si mike tė madhe tė Kosovės dhe tė popullit tonė.

 
     "Kosovės i kam kushtuar shumė kohė, duke menduar se si ta
ndihmoja.Shumė shpesh jam ndierė edhe e shqetėsuar pėr tė. Prandaj sot
jam shumė e kėnaqur qė jam kėtu, pikėrisht kėtė vit qė ėshtė vendimtar
pėr Kosovėn", - u shpreh pas takimit me Rugovėn, Ollbrajt.
Ish-sekretarja e Shtetit porositi qė nė Kosovė duhet tė zhvillohet
demokracia dhe kėrkoi mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave tė
pakicave. "Tė gjithė duan t'ju ndihmojnė. Unė nuk e pėrfaqėsoj SHBA-nė
tė zyrtarisht, por po flas si njė qytetare amerikane dhe, shpresoj, si
njė mike e kėtij vendi, do tė bėj ēdo gjė qė t'ju ndihmojmė dhe, sepse
ky vit ėshtė vendimtar pėr Kosovėn", - theksoi Ollbrajt, duke thėnė mė
pasė se" E ndiej veten kosovare"

 
   Kjo thėnje e saj ka shumė kuptime, - nė se do t'i referohemi edhe
editorialit tė agjencisė sė lajmeve AP (Associated Press), mė 6 shkurt
2003, nga gazetari i saj William J. Kole, me titull "Reviled in many
places around the world, Americans are adored in Kosovo". Jo pa qėllim
pas kėsaj vizite, ju kthyem edhe njė her kėtij editoriale tė cilit pas
botimit nė axhesinė mė tė madhe amerikane ju referuan  thuajse tė
gjitha gazetat mė tė mėdha amerikane. Tė cilat, botuan tė njėjtin
artikull, ku shkruhet se nė Kosovė amerikanėt janė mė tė sigurtė dhe
mė tė admiruar se nė ēdo vend tjetėr tė botės.
 
Editoriali shkruante se flamuri amerikan ėshtė prezent dhe valvitet nė
ēdo shtėpi shqiptari tė Kosovės. Njė ēift shqiptar nga Kosova, pas
luftės me krenari, nė shenjė mirėnjohjeje, i kanė vėnė emrin vajzės sė
tyre, Madeleine Albright. Editoriali citon se edhe njė pallat i lartė
gjashtėkatėsh nė qendėr tė Prishtėnės, ka emrin dhe posterin gjigand
tė Presidentit Bill Klinton, kur edhe bulevardi mė i madh i
Prishtinės, mban emrin e Presidentit Bill Klinton.
 
    Gjithēka kulmon nė Kosovė, me vendimin e Presidentit tė Kosovės,
Dr. Ibrahim Rugova, i cili, ka vendosur qė ndėrtesa e Presidentit tė
Kosovės, tė emitojė nga ana strukturore Shtėpinė e Bardhė "White
House," dhe tė thirret me tė njėjtin emėr. Ndėrkohė, tė gjitha kėto
argumente gjenden nė Kosovė, kur shumė pjesė tė botės duke pėrfshirė
edhe vende fqinje nuk i duan amerikanėt, si shqiptarėt. Por, nė Kosovė
ndryshon gjithēka, amerikanėt janė mė tė sigurtė,  mė tė admiruarit e
mė tė mirėpriturit.

"Kur unė shoh skena tė tilla, kur njėrėz tė ndryshėm djegin flamurin
amerikan, jam thellėsisht i vrarė", thotė Dr. Besnik Bardhi nga
Gjakova, nė jug-perendim tė Kosovės, qyteti i cili, thuhet se ka edhe
numrin mė tė madh tė tė vrarėve gjatė luftės e gjenocidit nė vitet
1989-99.

   
 
  Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova ia dedikon gjithė kėtė
mrekulli - admirimin dhe respektin qė kanė shqiptarėt, pėr Amerikėn,
Presidentėve Willson, Reagan, Bush Plaku, Klinton e tjer. Presideti i
Kosovės Dr Ibrahim Rugova thotė: "Ne i duam amerikanėt sepse ata na
dhuruan lirinė qė ne dėshironim". Rugova vazhdon duke thėnė se
"pikėrishtė pėr kėtė ka njė respekt tė madh dhe ideal". "Me Amerikėn
ne jemi tė vegjėl, por miq tė mėdhenj qė mund tė bėjmė edhe punė tė
mėdha", thotė Rugova.


Pasė vizitės sė  ish-sekretares sė Shtetit, Madelein Albright nė
Kosovė, gazeta kombėtare Bota sot, zhvilloj njė bisedė me prindėrit e
vajzės Madelein Bardhi nga Gjakova, pagėzuar me emėrin Madelein
Albright nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės



  BOTA SOT: Dr. Bardhi, Si pėrjetoj ju dhe familja juaj vizitėn nė
Kosovė, tė ish-sekretares sė Shtetit, Madelein Albright ?



Dr. Besnik Bardhi :  Ne ishim nė pushime verore nė Allanya tė Turqisė
deri mė 1 korrik. Nė Gjakovė fillova punen menjėherė dhe lajmin pėr
ardhjen e znj. Albright e kuptova nga njė pacient i cili mė pyeti se a
do tė takohemi me te. Mbeta i hutuar pėr njė moment, nuk dija fare pėr
ardhjėn e saj nė Kosovė. Nė kokėn time filluan tė mė sillen lidhjet tė
cilat duhet aktivizuar pėr tė mė bėrė aranzhimin e takimit. U ula pran
kompjuterit deri nė orėt e vona tė mbrėmjes dhe falė internetit arrita
qė tė dėrgoj shumė letra nė adresa tė ndryshme elektronike. Njėra nga
ato adresa ishte ajo e
Institutit Kombėtar Amerikan pėr Demokraci nė Prishitinė. Tė nesėrmen
ndodhi mrekullia, dikush nga zyrtarėt e kėtij institucioni mė informoj
me telefon, se takimi aq shumė i pritur do tė realizohet mė 4 korrik,
nė Prishtinė, pikėrisht nė ditėn e festės sė madhe amerikane. Ishte
ėnderr e kahmotshme qė tė takoj Medlinen time tė vogėl me Medlinėn e
madhe.



BOTA SOT: Dr Bardhi, na tregoni sesi ju lindi ideja qė tė vinit emėrin
ish-sekretares sė Shtetit, Madelein Albright, nė ato momente lufte?



Dr. Besnik Bardhi : Ishte periudhė e luftės sė pėrgjakshme, ishte viti
1999 koha e bombardimeve nė Kosovė. Me bashkeshortėn time, si gjithė
shqiptarėt, pėrjetuam ēaste dramatike. Situatat (me duket kam lexuar
diku nė njė liber pėr historinė e dramaturgjisė), nuk mund tė
shpjegohen me fjalė. Nuk do tė mundja t'i shpjegoj, edhe sikur tė isha
shkrimtar. Vdekja rrinte pran nesh. Varej kush nga ne,tė gjithė
shqiptarėt, nga cili pozicion e shihnim vdekjen, dhe natyrisht, nė
ēfarė distance. Na doli pengesa tė mund tė largoheshim pėr nė
Shqipėri, bashk me tė tjerėt. Ime shoqe mbante shtatzėnėsi tė rėndė.


Tė rėndė.meqė shtat vjet pėsonte dėshtime pas dėshtimeve nė lindje.
Dikush duhej tė vdiste: ose fėmija ynė, nėse merrnim rrugė,ose ne tė
gjithė sė bashku, nėse qendronim midis flakės se tmerrshme tė
pirromanėve paramilitarė serbė. Nė kėtė situatė ne mbetėm nė Gjakovė
gjatė tėrė kohės. Dėshira e Zotit ishte qė ne tė mbijetojmė.Qėndrimi
historik i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr pėrfundimin e luftės
nė Kosovė, ishte shkaku kryesor qė, atėherė, nėvlugun e luftės, tė
vendosim pėr emrin e femijės. Kuptohet, nėse do ta mbijetonim luftėn.
Atėherė jemi betuar se nėse lind djal do ta pagėzojmė Klinton, e nėse
lind vajzė,do tė ketė emrin e tė madhėrishmės znj. Albright.




Kjo duhet tė bėhėj vetėm pėr arsye morale, si shenjė falėnderimi dhe
mirėnjohjeje deri nė amshim, ndaj miqve tanė amerikan, qė nuk kursyen
asgjė vetėm qė ta shpėtonin nga shfarosja popullin shqiptarė nė
Kosovė. Pas shtat dėshtimeve tė njėpasnjėshme, kėsaj radhe ndodhi
mrekullia. Mė 01.11.1999, me sectio cesarea, lindi
njė vajzė ėngjėllore, e cila deshi fati dhe qėndroj nė kėtė botė dhe
ta shijoj jetėn nė Kosovėn e lirė. Vajza ime gjakonte Kosoven e lirė.
U lind vėshtirė , si lind edhe liria. Zoti e bekoj familjen time mė
lindjen e Medlinės sė vogėl. Ky fėmijė padyshim ėshtė dhuratė nga Zoti
nė qiell dhe misinonarėt e tij nė tokė. Menjėherė pas lindjės sė
vajzės, mė lindi ideja tė shkruaj njė letėr nė adresė tė znj.Albright,
ku do ta njoftoja atė se ēka mė frymėzoj ta pagėzoj vajzėn time me
emrin e saj. Letra u pranua nė States Departėment. Atė ia dorėzoi znj.
Albright personalisht z.Ilir Zherka. Ėshtė interesant tė theksohet
edhe njė shkrim qė u publikua mė 21.11.1999, nė gazetėn e Floridas "
S.Petersburg Times ", me titull " Foshnja kosovare me emėr tė
Albrightit" i autorės S.T.Martin.

Aty mes tjerash citohet dhe deklarata e zėdhėnėsit tė Shtėpisė sė
Bardhė, z.James Rubin, i cili deklaron: "Jam i sigurt se sekretarja
Albright do tė jetė shumė e prekur kur tė njoftohet se njė familje
kosovare e nderon atė nė kėtė mėnyrė. Pas njė kohe tė shkurt pasoj
pėrgjegja me njė letėr nga z.Albright, ku ajo shpreh knaqėsinė dhe
gėzimin pėr kėtė ngjarje dhe i dėrgoi gjithashtu Medlinės sė vogėl njė
foto me pėrkushtim. Foto e kėsaj zonje tė madhe do tė jetė
pėrjetėsisht e varur nė dhomėn e Medlinės, si relikt i ēmuar dhe i
shenjtė.



BOTA SOT: Po Madelein Bardhi nga Gjakova, si ndjen veten me emėrin
Madelein Albright nga SHBA-s, ?



Dr. Besnik Bardhi : Janė gjėra tė habitshme nė kėtė jetė, Medlina
shqiptare nga Gjakova ka qėndrim shumė dinjitoz dhe ėshtė shumė e
lumtur dhe krenare pėr emrin e bukur qė ka trashėguar nga njė figurė e
shenjtė nė historinė e
re tė Kosovės, si ėshtė z.Albright. Ajo ėshtė shumė mirė e informuar
kush ėshtė kjo zonjė e madhe dhe
ēfarė rėndėsie ka pėr popullin shqiptar nė Kosovė.
.


BOTA SOT: Si u takuan Medlina amerikane( ish-sekretarja e Shtetit,
Madelein Albright) dhe ajo shqiptare(Madelein Bardhi) nė Prishtinė,
ishte ky takimi i parė apo ka pasė edhe takime tė tjera?



Dr. Besnik Bardhi : Ishte gėzim i papėrshkruar pėr familjen tonė,
lajmi se do tė realizohet takimi i pritur gjashtė vite. Fakti se mė nė
fund do tė takohen dy Medlinat zgjonte emocione tė jashtėzakonshme.
Takimi i parė u realizua nė foajen e Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve
nė Prishtinė. Nga disa metra larg z.Albright e njohu adashėn e saj,
Medlinėn duke i thėnė nė anglisht: " Unė jam Medlina dhe ti je Medlina
". Pastaj u afrua dhe e pėrqafoj shumė Medlinėn e vogėl. " Medlina
qenka bėrė bukuroshe dhe e rritshme ", na tha znj.Albright, derisa po
pėrqafonte trashėgimtaren e emrit tė saj…  Nga afėrsia patėm mundėsi
edhe unė dhe bashkėshortja tė pėshendetemi dhe tė komunikojmė me znj.
Albright.Nė pyetjen time pėe letren dėrguar asaj nė vitin 1999, u
pėrgjegje :" Sigurisht mė kujtohet ".Ky ishte takimi i parė aq shumė i
pritur nga ne.



BOTA SOT: Organizatorėt e takimit kishin parashikuar qė takimi i parė
tė bėhėt nė foaje?.



Dr. Besnik Bardhi : Po, sė pari nė foajen e pallatit tė Rinisė dhe
sporteve nė Prishtinė, e pastaj sipas protokolit duhej ti dhuroj njė
tufė lule pas fjalimit tė sajė para publikut tė mbledhur aty nė
afėrsi, ku u mbajt njė rock koncert i madh pėr nderė tė 4 korrikut
Ditės sė Pavarėsisė sė SHBA-ve.



BOTA SOT: Ēfarė thonė shokėt e shoqet e sajė, tė afėrmit e tu dhe
qytetarėt e Gjakovės, po Kosova?



Dr. Besnik Bardhi : E tėrė Kosova ėshtė e njoftuar qė nė ditėt e
pasluftes pėr Medlinen shqiptare nga Gjakova, nga shtypi vendor dhe ai
amerikan. E vėrej qė tė gjithė e thėrrasin mė shumė dashuri dhe
ngrohtėsi emrin e sajė. Shifet qartė nė ēdo shqiptim tė ketij emri
dashuria e pafund pėr znj.Albright dhe USA. Qė nga fillimi tė gjithė e
kan aprovuar idenė time pėr pagėzimin e Medlinės mė kėtė emėr dhe mė
kan pėrgėzuar shumė. Ky emėr duhet edhe nė
tė ardhmėn tė hyjė nė pėrdorim si emėr shumė i dashur dhe i ēmuar pėr
vajzat e posalindura shqiptare. Medlina ka shumė shoqe, posa e ka
pėrfunduar parashkolloren dhe nė shtator starton nė klasėn e parė, tė
gjithė ata fėmijė kan njohuri pse ajo mban atė emėr.Tė gjithė jemi
krenar pėr te dhe emrin qė ajo trashėgoj, jo vetem familja ime, qyteti
im por e tėrė Kosova.



BOTA SOT: Ēfarė lidhjesh kanė mbetur tani pas takimit tė Prishtinės
dhe njohaj ish-sekretares sė Shtetit, Madelein Albright me Madelein
Bardhi nga Gjakova ?

Dr. Besnik Bardhi : Padyshim lidhja shpirtėrore mė te nuk do tė
shkėputet pėrjetėsisht, ashtu si nuk do tė shkėputėt kurr as miqėsia
mes Kosovės dhe SHBA-ve. Ne edhe nė tė ardhmėn do tė mbajmė lidhje me
idhullin tonė , znj. Albright, ajo ėshtė pjesė e historisė sė Kosovės
sė re dhe kombit shqiptar. Ajo ėshtė nė zemrat e ēdo shqiptari nė
Kosovė.



BOTA SOT: Cila ėshtė simbolika e kėtij emėri, krahasuar me atė ēka
bėri Amerika pėr Kosovėn ?

Emrat si : Presidenti Clinton, znj. Albright, Clark, Voker… edhe njė
herė dėshmuan si nė kohėn e
Presidentit Vilson, se shqiptarėt kan mikun mė tė shtrenjtė SHBA-t.
Dashuria ndaj SHBA-ve, nė Kosovė , ėshtė aq madhe sa nuk mund tė
krahasohet mė asnjė shtet tjetėr nė botė. Medlina, Kosova , Albright,
SHBA –t , patjetėr do tė jenė mike dhe sė bashku deri nė amshim.


BOTA SOT: Ju faleminderit, vajzės suaj i urojmė shėndet dhe fat dhe qė
ajo tė rritet sė bashku me pavarėsinė e Kosovės!

Dr. Besnik Bardhi : Ju falėmnderit juve pėr kėtė bisedė, knaqėsia
ishte e imja, kėtu edhe njė herė mu dha rasti tė shpalosi ndjenjat, jo
vetem tė Medlinės sė vogėl, tė familjės sime, por tė tėrė Kosovės pėr
miqtė tanė dhe pėr dashurinė qė ndjejmė pėr SHBA-t, si prijetare nė
mbrojtjen e vlerave demokratike dhe njerėzore nė botė. Juve ju
dėshiroj suksese nė punė tė mėtejme.


<< kthehu te letrat e lexuesve

© www.GjakovaINFO.com