|
QETNIKU DRASHKOVIQ NĖ OKB !!!
Lėvizjet
diplomatike kohėve tė fundit, tregojnė qartė
se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė e vetėdijesuar pėr
faktin se e vetmja zgjidhje pėr ardhmėrinė e Kosovės
ėshtė pavarėsia e saj.
Opsionet destruktive tė cilat i plason Beogradi
zyrtar lidhur me statusin final tė Kosovės dhe
ardhmėrinė e sajė janė nė njė vijė me platformėn
Qubrilloviqo Millosheviqiane, ose mė mirė me thenė,
me ėndrrat shekullore tė ekspanzionizmit sėrbomadh,
tė bazuara nė platformėn famkeqe memorandumiane tė
ASSH-sė.
Njė zė i ngjizur kėto ditė, nė kėtė frymė, u degjua
edhe nga Ministri sėrb i Punėve tė Jashtme,
Drashkoviq, i cili nė selinė e OKB-sė nė New York,
belbėzoj thėnjet dhe tezat tani mė shumė bajate dhe
tė stėrnjohura lidhur me fatin e bashkėkombasve tė tij
minoritar nė Kosovė. Ishin lotė krokodili tė derdhura
para bashkėsisė ndėrkombėtare, qė u shkaktuan nga
gėnjeshtrat e njė shovenisti,racisti dhe
antishqiptari tė verifikuar.
Sėrbia, e cila shkaktoj gjakderdhjėn mė tė madhe nė
Ballkan, pas luftės sė dytė botėrore, nė vend se tė
mendoj seriozisht pėr antarėsimin e saj nė botėn e
civilizuar dhe tė qytetėruar, akoma vazhdon tė veproj
nė frymėn mesjetare . Nuk ka shenja tė kėndelljės dhe
ēdo qeveritar sėrb, i cili vie nė pushtet mundohet tė
forcoj pozitėn, nė kurriz tė Kosovės. Kjo tregon se
njė pjesė e madhe e popullit sėrb ende jeton nė
iluzione pėr Kosovėn sėrbe.
Kosova pagoj shumė shtrejtė shkėputjen nga kthetrat e
kolonizatorve sėrb, u deshtė me shumė se njė qind vite
rezistencė aktive qė tė arrihet kjo shkėputje, e cila
ishte mbrojtė me tė gjitha mjetet nga shovenistet
serbė. Ne rrethana tjera gjeografike, me popuj mė tė
civilizuar, pa dyshim, deri me tash do tė kishte
ndodhur shumė e pritura falja publike nga pala sėrbe,
pėr krimet dhe plaēkitjet e bėra nė Kosovė, sidomos
gjatė luftės sė fundit. Njė gjė e tillė nuk besohet
tė ndodhe as gjatė kėtij shekulli, pėr aq sa do tė
jetė edhe ėndrra e tyre qė serish tė gllabėrojnė
tokat shqiptare. Kėsaj radhe nuk do tė pėrsėritet
fati i Nishit, Prokupljės, Kurshumlisė dhe trojeve
tjera shqiptare qė u okupuan definivisht nga sėrbėt.
Ėshtė fakt i pa mohueshėm, se nė prolongimin e
definimit tė statusit definitive tė Kosovės , rrol tė
madh ka Beogradi .Janė ende aktive lidhjet dhe
koalicionet e vjetra diplomatike pro sėrbe tė cilat
frenuan dhe sabotuan ēdo lėvizje pozitive nė Kosovė.
Inskenimet qė bėhen nė Kosovė lidhur me presionet e
shqiptarve ndaj pakicės sėrbe, janė pjellė dhe
rezultat i kėtyre lidhjeve. Ata do tė vazhdojnė me
kėtė lojė intrigante edhe nė tė ardhmėn. Nė kėtė formė
tė luftės speciale, blehej koha e cila ėshtė aq me
vlerė pėr Beogradin.
Edhe pas pavarėsisė sė Kosovės, do tė aktivizohen
demonėt, tė cilėt do tė luajn rrolin e viktimės,
ashtu si Drashkoviq, i cili nė OKB, ditė mė parė,
sėrbet i cilėsoj si populli mė i shtypur nė botė !!!
Autori i romanit Thika , ministri aktual i
Punėve tė Jashtme tė Sėrbisė , Drashkoviq ėshtė shumė
i njohur pėr fjalėt e mėdha dhe patetike, vlenė tė
kujtojmė thėnjet e tijė nga filozofia ēetnike nė
mitingun (anti) popullor nė Novi Pazar, mė 9.09.1990,
tė organizuar nga partia e tij, i cili ndėr tė tjera
tha: Kur tė vijė nė pushtet partia ime, secili qė nė
tokė tė Rashkės ngre flamurin turk, ustash, shqiptar
ose cilindo flamur tjetėr pos atij sėrb, do tė mbetet
pa flamur, pa duar dhe pa kokė . Ky mendim
demokratik u pėrsėrit dhe nė Fushė Kosovė, mė
29.9.1990.
Ėshtė sukses i diplomacisė sėrbe, mashtrimi perfid qė
i bėnė disa qarqeve ndėrkombėtare miope dhe proserbe,
tė cilėt me qėllim apo pa qėllim perceptojnė
genjeshtrat sėrbe si tė vėrteta. Shifet qartė nė ēdo
hap rezultati i shkollės sė babait tė kombit sėrb
Dobrica Qosiq.
Rrjedha llogjike dhe dialektike e gjithė asaj ēka
ndodhi nė dekadat e fundit nė Kosovė dhe rajon,
ėshtė pavarėsia e plotė dhe pa kushte. Populli i
Kosovės ėshtė i lodhur sė tepėrmi nga intrigat dhe
shantazhimet e llojllojshme. Edhe pėrkundrejt kėtyre
problemeve tejet serioze, sidomos nė rrafshin social,
pėr hirė tė aspiratave shekullore pėr pavarėsi,
populli shqiptar tregon dėgjueshmeri qytetare dhe
urtėsi..Cdo shtyerje e qėllimt e zgjidhjės sė drejtė
tė qėshtjės sė Kosovės ėshtė tendencioze dhe ka pėr
qėllim destabilizimin e rajonit dhe shuarjen e
aspiratės sė kėtij populli pėr vetėvendosje.
Ėshtė koha e fundit qė qendrat vendim marrėse tė
reagojnė nė mėnyrė preventive dhe racionale. Lajkat
sėrbe qe iu bėhen disa nga diplomatėve tė dėrguar si
misionar pėr vlerėsime tė standardeve nė Kosovė,
duhet tė demaskohen publikisht. Tė ju ipet shansa
perfaqesuesve legjitim shqiptarė, qė faktet relevante
dhe tė pa mohueshme e tė arriturave nė Kosovė ti
prezentojnė nė forumet pėrkatėse ndėrkombėtare, aty ku
pikėrisht gėnjeshtrat sėrbe bėhen publike dhe marrin
trajtė institucionale.
Shpresojmė qė rasti i Kosovės tė mos bėhet presedan nė
historinė e vendeve tė ish kolonizuara nė botė, ashtu
qė sėrish ti lejohet ish kolonizatorit tė vendos pėr
fatin e viktimes sė vetė.
Postuar nga Dr. Besnik Bardhi
- Gjakovė
<bardhi_med@hotmail.com>
<< kthehu te letrat e lexuesve
|