|
Pse pavarėsia e kushtėzuar e pengon fillimin e
zhvillimit ekonomik tė Kosovės
Nga Dr. Bedri Selmani
Para fillimit tė bisedimeve ndėrkombėtare pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės, nė opinionin publik ndėrkombėtar dhe atė tė vendit, kanė filluar
spekulime tė ndryshme rreth asaj se si do tė zgjidhet statusi i ardhshėm dhe
i vonuar i Kosovės?. Pra fjala ėshtė, prej atyre tė cilėt pavarėsinė e
shohin si zgjidhje tė vetme tė natyrshme, gjer te ata tė cilėt edhe mė tutje
spekulojnė nė mėnyra dhe forma tė ndryshme kundėr pavarėsisė, apo varianti
mė i ri qė ėshtė jo i natyrshėm dhe i pa aplikueshėm, zgjidhja e
ashtuquajtur pavarėsi e kushtėzuar!?.
Tėrė kjo dilemė rreth statusit final nga ana ,,qendrave tė vendosjes nė
diplomacinė ndėrkombėtare, gjendjen aktuale socio-ekonomike dhe politike tė
Kosovės e ka bėrė tė paqėndrueshme pėr institucionet e pėrkohėshme tė
Kosovės, qė nė realitet mund tė ketė pasoja tė pakompenzueshme pėr qytetarėt
dhe perspektivėn e tyre?!. Nė tė vėrtet, kėto gjenerata janė nė rrezik tė
humbin krejtėsisht mundėsin e perspektivės nė vendin e tyre, pėr shkak tė
papunėsisė dhe krizės ekonomike qė e ka kapluar Kosovėn. Tė vetmen mundėsi
qytetarėt tani e kanė tė ikun nė ,, mėnyrė ilegale nė botėn e jashtme pėr
tė siguruar ,,kafshatėn e gojės, dukuri kjo e cila po merr pėrmasa gjithnjė
e mė alarmante!..
Ēka nė realitet po ndodhė me ekonomin Kosovės?
Termi pavarėsi e kushtėzuar nė rend tė par ėshtė mjaft i gjerė dhe i
pakuptueshėm, tani pėr tani disa qarqe ndėrkombėtare po e kuptojnė mė tepėr
si njė shenjė tė re tė statusit kalimtar se sa si njė pėrmbajtje tė saktė.
Kjo pėrmbajtje pa dyshim ėshtė shprehje jo logjike dhe e panatyrshme nga
aspekti juridik!?. Por,nė tėrė kėtė njė ėshtė shumė qartė rezoluta 1244 e
OKB-ar ėshtė bėrė e paqėndrueshme, pėr arsye se ajo nuk i ka dhėnė
rezultatet e duhura sa i pėrket zhvillimit ekonomik nė kėto gjashtė vite tė
kaluara, edhe pse kjo rezolut ka garantuar zhvillimin ekonomik tė Kosovės
gjatė mandatit tė sajė...
Ekonomisė Kosovare i ka ndodhur deindustrializimi pothuajse i tė gjitha
kapaciteteve ekzistuese industriale. Kurse tani po pėrballet me mungesė tė
akumulimit vendor tė kapitalit (me pamundėsi tė marrjes sė kredive tė
jashtme pėr shkak tė statusit tė pa definuar, UNMIK-u nuk ka mundur tė
garantoj pėr kthimin e kėtyre kredive), shkallė jo reale tė kamatave, me
papunėsi ekstreme, kurse investimet e jashtme e kanė anashkaluar ekonomin
kosovare pėr shkak se mungon adresa e sigurisė juridike shtetėrore?!.
Tėrė kjo ka bėrė qė nė Kosovė reformat e domosdoshme shoqėroro-ekonomike,
ende nuk kanė filluar pėr shkak tė mungesės drastike tė mjeteve financiare.
Ndėrsa procesi i transicionit /transformimit ėshtė nė ngecje tė plotė, kurse
pas pesė viteve tė rindėrtimit, (tė asaj qė ėshtė rrėnuar nga agresori gjatė
robėrisė dhe luftės ēlirimtare) nė kėtė vit Kosova do tė ketė rritje
ekonomike negative,(vlen tė theksohet se pėr tu arritur prodhimi industrial
i viteve tė tetėdhjeta, Kosovės i duhen spaku edhe dhjetė vite tė ardhshme).
Po thuajse tė gjitha kėto trende negative po ndodhin pėr shkak pse
burokracia ndėrkombėtare tani e gjashtė vjet ende po hamendet dhe po e
zvarrit, pa nevojė, qė tė pranoj ndėrkombėtarishtė Shtetin e pavarur tė
Kosovės, si proces tė natyrshėm, qė ka ardhur si pasoj e ngjarjeve nė vitet
e nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar nė kėto hapėsira, pėr shkak tė
ndryshimeve gjeo-politike dhe gjeo-strategjike. Prandaj, ,,qendrat e
vendosjes ndėrkombėtare mė nė fund duhet ta kuptojnė qė pavarėsia e Kosovės
duhet tė zgjidhet shpejt dhe nė mėnyrė konkrete, sepse kjo ėshtė bėrė
domosdoshmėri pėr qytetarėt e saj, tė cilėt gjithnjė e mė shumė po tregojnė
lodhje nga pritja e kohėrave mė tė mira ata tani me tė drejtė po ndjehen
tė privuar dhe tė getiizuar nga e drejta pėr fillimin e zhvillimit normal
shoqėror-ekonomik, pėr shkak tė statusit ende tė pazgjidhur?!
Vlen gjithashtu tė theksohet se tėrė kjo gjithnjė e mė shumė po bien nė
kundėrshtim, me idetė themelore tė procesit objektiv tė globalizmit qė
drejtpėrdrejtė ėshtė i lidhur pėr konceptin pėr rendin e ri botėror i cili
i ka pranuar dhe i respekton pesė vlerat themelore tė cilat janė themel i
lidhmėrisė dhe bashkėpunimit ndėrkombėtar: paqja ; e drejta pėr zhvillim
shoqėroro-ekonomik ; respektimi i tė drejtave njerėzore ; drejtpeshimi
ekologjik dhe demokracia .
Pse pavarėsia e plotė ėshtė ēels i fillimit tė zhvillimit ekonomik?
E drejta e lirisė sė vullnetit qytetar nė Kosovė ėshtė nė rrezik, pėr kėtė
misioni ndėrkombėtare mund do ta humbė besimin e qytetarėve, po qė se edhe
mė tutje zvarrit tė drejtėn legjitime pėr vetėvendosje pėr Shtetin e pavarur
tė Kosovės. Nga tė gjitha analizat shkencore qė janė bėrė gjerė me tani,
rrjedhė se pavarėsia e plotė e Kosovės, jo qė nuk paraqet rrezik pėr askėnd
por pėrkundrazi siguron bazėn pėr fillimin e zhvillimit ekonomik tė vendit,
kurse kjo mė tutje ėshtė garanci pėr sigurin ushtarako- politike tė rajonit,
si dhe siguron funksionimin e demokracisė sė mirėfilltė pėr tė gjithė
qytetarėt e saj.
Prandaj, vetėm pas shpalljes dhe pranimit ndėrkombėtar tė Shtetit tė Kosovės,
mund tė flasim pėr njė fillim tė zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik. Me kėtė
Shteti juridik i Kosovės do tė krijonte bazėn e sigurisė ligjore pėr
investimet vendore dhe investimet direkte tė jashtme, tė cilat do tė
mundėsonin nxitjen e shpejtuar tė zhvillimit ekonomik, punėsimin, rritjen e
ofertės konkurruese tė ndėrmarrjeve, mundėsin e lehtėsimit tė pjesėmarrjes
nė burimet financiare ndėrkombėtare (kredit e jashtme), tėrė kjo do tė
ndikonte nė rritjen e prodhimtarisė dhe tė eksportit. Ndėr tė tjera, kjo do
tė mundėsonte fillimin e ardhjes sė filialeve tė koorporatave transnacionale,
tė cilat janė tė domosdoshme pėr procesin e transformim dhe ristrukturimit
modern tė ekonomisė kosovare. Nuk duhet harruar qė korporatat transnacionale
janė aktorėt global kryesor pėr nxitjen e hulumtimeve dhe zhvillimit, tė
teknologjive tė reja, tė veprimtarive tė reja prodhuese dhe shėrbyese, janė
njėherit edhe bartės tė rregullave tė reja organizative tė sjelljes. Me
ardhjen e pasurisė sė tyre tė prekshme dhe tė paprekshme tė kapitalit,
teknologjisė, arsimimi dhe riaftėsimi i fuqisė punėtore, standardet e
mbrojtjes sė ambientit... Tė gjitha kėto nė afat tė gjatė munden ti
kontribuojnė fillimit tė zhvillimit tė ri tė qėndrueshėm ekonomik tė Kosovės.
Mirėpo, kompanitė transnacionale investojnė vetėm nė ato vende, ku ekziston
adresa e funksionimit tė shtetit juridik, sepse vetėm kjo garanton kapitalin
e tyre.
Pavarėsia e plotė e Kosovės ėshtė e vetmja terapi, qė u mundėson qytetarėve
tė sajė tė fillojnė tė dalin nga varfėria dhe jo perspektiva si shkak i
papunėsisė sė lartė. Kurse vendit i garanton zhvillim dhe dalje tė sigurt
nga kriza ekonomike,tėrė kjo institucioneve shtetėrore tė Kosovės do tju
mundėson qė sa mė shpejt ti fillojn parapregaditjet pėr plotėsimin e
standardeve pėr integrim nė Unionin Evropian...
( Autori ėshtė ekspert i marrėdhėnieve ekonomike ndėrkombėtare) |