FJALĖ TĖ URTA

Thjeshtėsi; Urtėsi; Ėmbėls

Duro sa mund, gėzohu pa fund. VERI

Dhe durimi ka kufi. JUG

Dhisė kur i hanė brirėt, gjen shoqe ti pėrpjekė. DEVOLL

Edhe guri pėlcet kur nxehet. KRUJĖ

E mjel sa e mjel lopėn pastaj i bie me kėmbė dhe e derdh. KORĒĖ

Fjal e ėmbėl thyhen tė fortin. SHKODĖR

Fjala e mirė nė ditė tė keqe. KRUJĖ

Dhembi kafshon shpesh gjuhėn, megjithatė ata mbeten miq. JUG

Gurit tė rrokullisur dhe tė dehurit mos i del pėrpara. LUNXHĖRI

Hiq inatin gjej rehatin. KRUJĖ

I buti thyen tė fortin. SHKODĖR

Kur piqen dy vezė, njėra do thyhet. VLORĖ

Kush nuk e urdhėron dot vehten, pajtohet kollaj me tė keqen. VLORĖ

Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORĖ

Lumi i thellė, nuk rrėmben. JUG

Me gojė i afron, me gojė i largon shokėt. KOSOVĖ

Me njoftė veten asht urti, me qeverisė veten, ėshtė trimni. MILOT

Mėngjesi ėshtė mė i menēėm se nata. TIRANĖ

Mos i fryj zjarrit se tė djeg. JUG

Mos merr si pushka e jevgut. TIRANĖ

Mos nxirr vrerė prej goje tė hidhėrohesh, po nxirr sheqer tė ėmbėlsohesh. PĖRMET

Nga mėrzitja e minjve, i vuri zjarrė mullirit. JUG

Nuk thyen dhėmbė fjala e mbarė. JUG

Pėr inat tė sime vjerre, vete fle me mullixhinė. PĖRMET

Pėr pleshtin djeg jorganin. JUG

Rrugė e gjatė pret shkurtėr. MYZEQE

Sa ti trazosh urėt aq mė shumė ndizen. JUG

Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR

Shkallėt ngjiten shkallė-shkallė. JUG

Ti prite tė paktėn, prite dhe tė shumtėn. SKRAPAR

Trim i mirė quhet ai qė pėrcjell zemėrimin. KRUJĖ

Uthulla e fortė plas gurin. TIRANĖ

Hajde baba tė dėftej arrat e malit; Hajde gjyshe tė tė kallzoj ato tė gjyshit. ELBASAN

As topi i Ali Pashės s'e tund. ELBASAN

Atij qė nuk e do, i thuaji: "Tė hyftė vetja nė qejf". SHKODĖR

Avash Beg se ka hendek. BERAT

Ay qė ecėn me krye pėrpjetė, bie nė gropė. JUG

Baste e budalla, motėr e vėlla. JUG

Breshėri e rreh, e dhija bishtin pėrpjetė. GJIROKASTĖR

Daullja bie pėr ata qė kanė veshė. PĖRMET

Del ēiraku mė i mirė se ustai. JUG

Dy gjela nė njė vikt, s'kėndojnė. JUG

Dhi e krimbur, bishtin pėrpjetė. BERAT

Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVĖ

Ena bosh zhurmon mė tepėr. KRUJĖ

Ėshtė nga ai gur qė thyen ēekan. JUG

Fjala pa punė, si peshku pa lumė. GJIROKASTĖR

Fjalė pak e punė shumė. LIBRAZHD

Fol me ty, fol me murin. KAVAJĖ

Gjėmon voza qė nuk ka verė. JUG

Gjithkush leu, mentė e veta pėlqeu. ELBASAN

Hiqu det se do shkojė lumi. JUG

I gjen mushka drutė. JUG

I mbushet mendja, atij qė ka mend. SKRAPAR

Jashtė valles dinė tė gjithė tė kėrcejnė. SKRAPAR

Kalliri me bukė, s'e ngren kryet pėrpjetė. JUG

Kėlyshi sado tė lehė nuk tė kafshon. KORĒĖ

Kollaj tė thuash vreshtė, po duhet rrushi. DUKAT

Kur ngjite pėrpjetė, shiko dhe tatėpjetė. JUG

Kur u ba horri pashė, vrau t'anė. KAVAJĖ

Kush ka matur veten, ka matur gjithė botėn. JUG

Kush s'kupton, i japin tė kuptojė. JUG

Lumi i thellė, s'ka ushėtimė. JUG

Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin tė menēėm. SHKODĖR

Mendjemadhi niset me kalė, kthehet me kėmbė. KORĒĖ

Mė parė mėso veten, pastaj tė tjerėt. JUG

Mos i zbulo petėt byrekut, se i dalin lakrat. BERAT

Mos mėso ustanė, po merri zananė. PĖRMET

Mos u kapardis si gjeli nė plehra. SHIJAK

Mos u mat me hijen e me njerėzit. JUG

Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORĖ

Nė portėn e tė shurdhit mos trokit. KORĒĖ

Nga ferra e vogėl del lepuri i madh. JUG

Nuk mėsohet plaku si do krehur mjekra. JUG

Njeriu sido qė tė bėjė, nuk e kapėrcen dot hijen e tij. KORĒĖ

Pas lufte tė gjithė bėhen trima. TIRANĖ

Pula bėn venė e kakaris sa zgjuan mėhallė, pela bėn mushkėn dhe nuk ndihet fare. VLORĖ

Pyetėn mushkėn, cilin ka baba; "kam dajo kalėn" - tha. JUG

S'e lenė hunda me pa larg. KRUJĖ

S'ka lezet nė kokėn e zgjebur, shamia e mėndafshtė. KORĒĖ

S'ka tė shurdhėt, mė tė shurdhėt nga njeriu qė s'don dije. JUG

Sorra e mbante veten pėr pallua, po kur pa kėmbėt e saj qau. VLORĖ

S'tunden malet me pėrralla. JUG

Teneqe e prishur, ka zė tė gėrvishur. VLORĖ

Ti mbaje veten ulėt, pa tė ngrenė tė tjerėt. LABĖRI

Ti qesh me tė tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH

Trimėrinė pas luftės e urtėsinė pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR

Trimi qė lėvdohet, nuk tė vret. KOSOVĖ

U bė dhija me tremb ujkun. VLORĖ

U bo veja me mėsue pulėn. KAVAJĖ

U hap dheu, doli njė plesht. JUG

U mbars mali, polli njė mi. JUG

Unė vij nga mė rrahėn, ti mė tregon shkopinjtė. VLORĖ

U rrit kungulli dhe mori dhenė. SKRAPAR

Zuri qeni njė lepur, nuk quhet zagar. JUG

Ai qė e ka provue din edhe me tė mėsue. KOSOVĖ

Bėne vath e ve nė vesh. SHKODĖR

Bėj si tė thotė mė i madhi. JUG

Bleta din si bėhet mjaltėt. JUG

S'di gomari tė haj tagji. PĖRMET

Dami tė bėhet mėsim. DIBĖR

Kush s'pyet mbetet budalla. JUG

Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG

Njeriu pa shkollė, asht si pemė e egėr. VERI


Ai qė kėrcėnohet, rrallėherė hakmirret

Ai qė ngutet, ēdoherė vonohet

Ai qė premton shumė, bėn pak

Ai qė s'bindet, nuk din tė komandojė

Ai qė nuk e don babanė dhe nėnėn, ai nuk e don askend

Ai qė nuk dėgjon miskojėn, se dėgjon as tupanin

Ai qė s'punon si burrė, rrin e qan si grua

Ai qė shpejt dashurohet, shpejt dėshprohet

Ai qė shumė flet, gjė nė dritė nuk ēet

Ai qė ta ban rrafsh, ka qef me t'dalė kodėr

Ai qė ta don tė mirėn, tė flet, ai qė s'ta don, vetėm tė shikon

Ai qė thotė "unė jam unė", ai hup gjithkun

Ai qė vjedh njė vezė, vjedh edhe njė buall

Ajo qė s'arrihet, duket mė e ėmbėl

Ajo qė s'tė pėlqen ty tė ta bėjnė, mos ua bėj tė tjerėve

Burri tė mbytė ose ta falė, i ligu as tė mytė as ta falė

Butėsia mund tė fitojė gjithēka, pėrveē pasurisė

Pasurinė mund ta vjedhin, por diturinė jo

Ai qė ta ruan tė fshehtėn tė do me shpirt

E vetmja rrugė qė tė ēon te dituria ėshtė puna

Gjysma e punės ėshtė mbaruar kur ajo fillohet me deshirė

Njė punė e bukur ėshtė mė e dobishme, se njė mijė fjalė tė bukura

Duhet tė shfrytėzohet mirė koha, sepse jeta nga koha pėrbėhet

Mos u prish me vellanė pėr punė te shokut, sepse shoqeria zhduket, vėllazeria mbeteT

Vetėm puna i pengon njerėzit qė tė mos mendojnė pėr gjėra tė kėqija.

Mė mirė ėshtė tė meritosh e mos tė fitosh, sesa tė fitosh e tė mos meritosh

Trupi shėrohet me tė punuar, mendja me tė mėsuar-

Me mirė ėshtė tė luftosh dhe ta humbėsh betejėn , sesa tė mos luftosh asnjeherė

Politika s’eshte asgje tjeter, pos mjeshteri e rrenes ne ēastin e duhur

Budallėn mos e vet se t'kallxon vet

Buka nė bark, forca nė shtat

Buka s'ka turp

Buka tė mban fytyrėn, yndyra tė shkėlqen fytyrėn

Bukė e kripė e zemėr

Bukė e qepė dhe shėndet

Buka prej qielli s'vjen

Bukuria dhe pasuria s'janė pėrgjithmonė

Bukuria dhe menēuria nuk shkojnė bashkė

Bukuria e gruas duket nė mėngjes

Bukuria njė ditė, veprat njė jetė

Bukuria tė habitė, bukuria tė koritė

Burgu ėshtė varr pėr sė gjalli

Burgu e ka derėn e madhe pėr tė hy, por tė vogėl pėr tė dalė

Burgu pėr burra ėshtė

Burrat besojnė se bota ėshtė e krijuar vetėm pėr ta

Burrė i mirė nė sofėr tė huaj mos u bėn

Burri lidhet pėr fjalet, kau pėr brinjtė

Burri me dy gra, kėmishėn pa la

Burri nė shtėpi, si kėrcu i zi

Burri njė herė ka lindur, njė herė edhe do tė vdesė

Burri pėr gruan ėshtė si ēatia pėr shtėpinė

Burri s'matet me pėllėmbė por me zemėr
 

© www.GjakovaINFO.com