KULTURA

Qyteti i Gjakovės ėshtė i njohur si qendėr kulturore, jo vetėm nė suazat komunale por edhe si regjionale e besa edhe gjithė kombėtare. Bartės kryesorė tė kulturės sė qytetit tė Gjakovės janė:
- Muzeu
- Arkivi
- Instituti pėr mbrojtjen e monumenteve
- Biblioteka
- Pallati i kulturės
- Teatri Kombėtar i Gjakovės
Instituti pėr mbrojtjen e monumenteve tė kulturės sė Gjakovės ėshtė themeluar me datė 10.06.1990 nga Kuvendi i Komunės sė Gjakovės me emėrtimin : Enti pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės.
Motivi pėr themelimin e kėtij institucioni ėshtė domosdoshmėeria pėr krijimin e njė institucioni pėr ruajtjen dhe kultivimin e trashigimisė kulturore nė Komunen e Gjakovės. Punėt e para tė kėtij institucioni kulturorė ishin pėrpilimi i dokumentacionit tė nevojshėm pėr fillimin e punės. Nė kėtė kuadėr fillimishtė u pranuan me statusin e bashpunėtorėve 13 arkitektė, njė arkeolog dhe njė prof.i historisė. Ky ekip pėr afro katėr vite ka kryar njė punė kapitale nė evidentimin,inēizimin,pėrpunimin dhe dokumentimin e monumenteve tė tė gjitha llojeve si kulla, Xhamija, Kisha, Hamame, Varreza, lokalitete arkeologjike, komplekse historike, Mullinjė, Kroje dhe objekte tė banimit individual.
Pallati i kulturės “ Asim Vokshi “ i ndėrtuar me vetėkontributin e qytetarėve tė Gjakovės ka filluar punėn me 7 Korrik tė viti 1977. I lokalizuar nė qendėr tė qytetit tė Gjakovės ka afro 6000 metra katrorė.

© www.GjakovaINFO.com