|
Nė kėtė faqe
do tė keni rastin tė gjeni receta tė ndryshme tė kuzhinės shqiptare.
Njėherit ju kisha lutur tė gjithė atyre qė kanė ndonjė recet interesante
nga kuzhina shqiptare, le tė na dėrgojnė nė postėn elektronike.
|
Kuzhina shqiptare |
|
Byrek me domate dhe salmon
|
|
Pėrbėrėsit pėr katėr persona:
200 gr brum
500 gr domate tė prera
120 gr salmon me vaj
njė tufė majdanozi
pak kripė
Koha 30 min
Pėrgatitja: Lajini domatet dhe
pritni nė feta pėr sė gjati, duke hequr pjesėt e panevojshme.
Kriposini lehtė dhe vendosini nė njė kullesė pėr tė humbur ujin.
Hapeni brumin nė njė tavė furre tė mbuluar me letėr zjarrduruese.
Shponi pjesėn e poshtme me pirun dhe vendoseni nė frigorifer pėr 30
minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lėnė anėve njė bordurė prej
1,5 cm. Transferojeni nė furrė tė nxehur mė parė me temperaturė 220
gradė dhe lėreni vetėm pėr 10minuta. Ulni temperaturėn nė 200 gradė
dhe vazhdoni ta piqni pėr 20 minuta tė tjera, derisa brumi tė vijė
mirė dhe domatet tė jenė pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni nė
qendėr filetot e salmonit. Mbuloni sipėrfaqen me fletėt e borzilokut
dhe majdanozit dhe lėreni tė ftohet para se ta shėrbeni. |
|
Fli Kosove |
|
Pėr 4-5 persona nevojiten:
Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujė, kripė,
Per masėn duhet: 200 gr gjalpė,
2 filxhana caji ajkė, 3 lugė vaj.
Nė njė enė hidhet miell, kripė, ujė i ftohtė dhe pėrzihen nė njė
brumė tė hollė si pėr petulla. Nė njė enė tjetėr shkrihet gjalpė,
ajkė, vaj dhe qumėsht, pėrzihet masa e krijuar derisa tė gjithė
pėrmbajtėsit tė jenė skrirė nė njė masė tė vetme, Lyhet tepsia me
yndyrė dhe me njė lugė merret brumi i hollė dhe hidhet nga cepi i
tepsisė deri afėr mesit dhe krijohen rradhė tė cilat mbulojnė gjithė
tepsinė. Mesi i cili ėshtė bosh mbushet me rradhė paralele .(shih
skicėn) Gjithė sipėrfaqja lyhet me masėn e pėrgatitur dhe futet nė
furrėn e ngrohur. Kjo piqet pėr 3-5 minuta. Nxirret nga furra pėr tė
vazhduar me rendin tjetėr. Brumi i hollė tashmė hidhet nė tė njėjtėn
mėnyrė por midis dy rradhėve derisa tė jetė mbuluar e gjithė tepsia.
Pėrsėri lyhet me masėn dhe piqet pėr 3-5 minuta. Kjo procedurė
vazhdon derisa tė mbushet tepsia. Flia lihet tė ftohet pėr 10 minuta
dhe serviret me kos, djathė ose mjaltė. |
|
Pastiēo pikante me patate tė furrės
|
|
Pėrbėrėsit pėr katėr persona:
1 kile patate tė zjera
lėng i filtruar i dy kokrrave limon
2 lugė majdanoz i grirė
kripė dhe vaj ulliri
spec i kuq djegės
njė kokėr qepė
200 gr ton
njė lugė majonez
Koha 1 orė.
Pėrgatitja: Patatet e zjera
ende tė ngrohta, prijini nė feta dhe i pėrzieni shpejt me lėngun e
limonit, 2 lugė majdanoz tė grirė, kripė dhe specin djegės tė grirė
hollė. Pėrzijeni mirė dhe lėreni pak ashtu. Vendoseni mbi njė letėr
zjarrduruese tė lyer me vaj ulliri, brenda njė bordure pėr t'i dhėnė
formė. Bėni njė shtresė tė parė me patatet duke ushtruar njė presion
tė lehtė mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepėn e grirė dhe pastaj
vendosni pjesėn tjetėr tė patateve. Futeni nė frigorifer dhe lėreni
pėr tė paktėn 1 orė. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe
bordurėn dhe vendoseni pastiēon nė pjatė. |
|
Patėllxhanė tė mbushur |
Pėr 4-5 persona duhen:
Patėllxhanė 1 kg,
qepė 6-7 kokrra ose salcė njė lugė gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripė, piper, majdanoz.
Patėllxhanėve u qėrohet bishti, u hiqet lėkura nė tre rripa sipėr
dhe nga tė dyja anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė
mes tė tulit. Patėllxhanėt vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore.
Ndėrkohė nė tigan me yndyrė skuqet qepa e grirė nė formė
gjysėmrrethi,shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla;
vazhdon kaurdisja nė zjarr tė avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet.
Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak
uthull. Patėllxhanet kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak
yndyrė pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe
mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate.
Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te
nxehtė. |
|
Mish role |
|
Ingredientet : Per kater persona
- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe
Pergatitja: Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se
eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe
nje fete proshute.
Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop
kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine
per mish, por mos e shtrengoni shume.
Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me
ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan.
Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe
nga e skuqura.
Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta.
Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem,
Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj.
Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta
limoni dhe disa gjethe majdanoz. |
|
|
Byrek me spinaq |
Pėr 4-5 persona duhen:
Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezė 1 kokėrr,
djathė 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripė, piper
Nė tavolinė ose tepsi hidhet miell, nė mes hapet gropė ku hidhet ujė
me pak kripė. Pėr 1 kg miell merret 550-600 gram ujė, megjthėse kjo
varet nga lagėshtia e miellit. Duke e pėrzier nga mesi, zihet njė
brumė i fortė i cili punohet pėr 10 minuta, ndahet nė kuleēė,
mbulohet me picetė tė lagur dhe lihen pėr 20-30 minuta qė tė fitojė
elasticitet. Nga ēdo kulaē bėhen petė tė vogla, secila prej tyre
spėrkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copė mbi njėra tjetrėn,
pastaj hapen petėt e zakonshme. Spinaqi pėr mbushje pastrohet, lahet
dhe pėrvėlohet pėr 2-3 minuta nė ujė tė vluar e kripė, kullohet duke
e shtrydhur, pritet dhe pėrzihet me djathė tė thėrmuar e vezė,
shtohet kripė, piper dhe shtrohet nė petė. Nė tepsi tė lyer me
yndyrė shtrohet gjysma tjetėr e petėve, duke i spėrkatur secilėn me
yndyrė, mbi to shtohet mbushja e pėrgatitur dhe mbulohet me pjesėn
tjetėr tė petėve tė spėrkatura me yndyrė. Anėt mbėshtillen nga
brenda. Byreku spėrkatet me yndyrė dhe piqet. |
|
Fėrgesė Tirane |
Pėr 4-5 persona duhen:
Speca 8-10 copė mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrė
pėr skuqje, 2 filxhanė kafeje, miell 1 lugė gjelle, vezė 2 kokrra,
hudhra 4-5 thelpinj, gjizė 4-5 lugė gjelle, spec djegės sipas
dėshirės
Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Nė yndyrėn
e mbetur hidhet domatet e qėruara nga cipa dhe tė grira hollė,
kaurdisen derisa masa tė trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezė,
spec djegės, majdanoz i grirė hollė, gjizė ose djathė.
Masa vendoset nė pjatė dhe sipėr vendosen specat e fėrguar. |
|
Lakror me miell misri |
Pėr 4-5 persona duhen:
Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3
lugė gjelle
Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė
dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri
dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e
pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė
miell misri.
Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet. |
|
Oshmare Korēe |
Pėr 4-5 persona duhen:
Miell misri 3 filxhanė ēaji, qumėsht 4-5 filxhanė caji,
djathė 2 filxhanė kafeje, gjalpė 2-3 lugė gjelle, kripė.
Nė njė enė me gjalpė, djathi skuqet pak, hidhet qumėsht dhe pasi
merr valė i hidhet miell misri, pėrzihet me shpejtėsi qė tė mos
krijohen kokėrriza dhe piqet derisa tė shkėputet nga anėt e enės dhe
tė dalė yndyra.
Vendoset nė pjatė lugė-lugė dhe shėrbehet e ngrohtė. |
|
Paēe Koke |
Pėr 4-5 persona duhen:
Lėng koke 1 litėr, gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1
luge kafeje, spec djegės 1/2 luge kafeje, kripė, piper, uthull 2-3
lugė, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepė, karrota 2-3 copė, selino,
majdanoz
Koka pastrohet, copėtohet, vihet nė ujė tė ftohtė qė tė lahet e ti
ikė gjaku, pastaj vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė
dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė i hiqet shkuma dhe lihet tė
ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino,
kripė, piper, dafinė majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th.
kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga
kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet
yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė
ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė
ziejnė nė zjarr te avashėm edhe per disa minuta duke i hedhur kripė
e piper tė zi.
Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull. |
|
Petulla me kos |
Pėr 4-5 persona duhen:
Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezė 1 kokėrr, kripė,sodė
1/2lugė kafeje, vaj 2 filxhane kafeje
Nė njė tas porcelani vendosen vezė, kos, kripė dhe yndyrė, rrihen
mirė dhe shtohet miell i pėrzier me pak sodė. Brumi nė kėtė rast
ėshtė gjysmė i trashė. Nė tigan hidhet pak yndyrė (1/2 lugė gjelle).
Kur yndyra tė jetė nxehur, hidhet brumi(njė lugė gjelle pėr ēdo
petull). Largėsia nga njėra tjetra duhet tė jetė 3-4 cm sepse gjatė
skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njėra anė dhe pastaj
kthehen nga ana tjetėr.
Pasi tė jenė skuqur mirė vendosen nė pjatė, spėrkaten pak me gjalpė
dhe pėrdoren me sheqer ose serviren me mjaltė. |
|
Manti Kosove |
Pėr 4-5 persona duhen:
1 kg miell, 2 gota ujė te vakėt, 2 lugė vaj pak kripė pėr
brumin dhe 600 gr mish I grirė, 3 qepė, kripė, vaj, piper i zi
Nė tavolinė ose nė tepsi hidhet miell, ujė i vakėt, vaj, kripė dhe
pėrzihen dhe nga brumi i formuar bėhen 30 kulecė tė vegjėl. Secili
kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorės. Lyhen kulecėt me
gjalpė dhe bashkohen nė dhjetėshe. Secila dhjetėshe tėhollohet nė
njė petė tė madhe dhe tė tre petėt bashkohen nė njė petė tė vetme.
Peta ndahet nė katrorė shahu. Pėr mbushjet e katrorėve nevojiten
mish i grirė, qepė tė grira hollė, kripė piper i zi . Masa e
pėrgatitur skuqet nė vaj dhe nė fund tė skuqjes i hidhet pak piper i
kuq pėr ngjyrė. Masa duhet tė lihet tė ftohet dhe mė pas mbushen me
tė katrorėt e pėrgatitur mė parė. Cdo katrore mbėshtillet
diagonalisht nga tė katėr anėt (si zarf) dhe vihen nė tepsi pėr tu
pjekur. Mantia piqet njė gjysėm ore. Pasi ėshtė pjekur mbulohet me
njė picetė pėr 10 minuta dhe serviret me kos. |
|
Trahana |
Pėr 1 kg miell duhen:
2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle kripė.
Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak
por jo i djegur, qumėsht dhe kripė. Duke filluar nga mesi e
perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė
mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e
spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė.
Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė,
e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė
thata pa lagėshti e te freskėta. Nė tenxhere shkrijmė gjalpin,
hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim ujin e nxehtė, e
perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė thėrmuar ose
shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtė. |
|
Pastiēo me djathė |
Pėr 4-5 persona duhen:
Makarona 300 gram, vezė 2 kokrra, djathė 100 gram, qumėsht 1
e 1/2 filxhan ēaji, kripė, piper, gjalpė e djathė kackavall tė grirė
1 lugė gjelle.
Makaronat spageti ziejnė nė ujė tė vluar me kripė pėr 10-15 minuta.
Kullohen, shpėlahen,kullohen pėrsėri mirė dhe hidhen ne tavė,
shtohen djathė i bardhė i thėrmuar, njė pjesė e gjalpit, vezė, pak
qumėsht, piper i zi dhe tė gjitha kėto pėrzihen mirė, shtrohen nė
tepsi tė lyer me yndyrė, pėrsipėr hidhet salcė bardhė, spėrkatet me
gjalpė e djathė kackavall dhe piqet nė furrė pėr 25-30 minuta. |
|
Musaka me patate |
Pėr 4-5 persona duhen:
Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane
kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, kripė, piper,
dafinė
Pėr salcėn e bardhė duhen:
Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote caji, vezė
1 kokėrr, kackavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle
Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė
rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet
njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me
yndyrė nė zjarr tė javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė
zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė,
vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine. Nė
tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi
to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj
pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė
njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet
mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet.
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur
hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava
vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta. |
|
Burani |
Pėr 4-5 persona duhen:
Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugė gjelle, qepė
1 kokėrr, salce 1 lugė gjelle, kripė, piper, kopėr
Spinaqi pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet nė ujė tė vluar me kripė pėr
1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa tė jetė gjysėm i
gatshėm, pastaj i hidhet spinaqi i pėrvėluar. Veē skuqet qepa derisa
tė marrė ngjyrė ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak
dhe hidhet nė spinaqin me oriz. Tė gjitha sė bashku ziejnė dhe 10
minuta derisa orizi tė jetė gati. Nė fund mund ti hidhet kopėr ose
nenexhik. |
|
Tavė Elbasani |
Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota
uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,kripė.
Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me
mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė
parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr
gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i
hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo
tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė,
pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga
zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen
mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit,
sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė.
Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15
minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė
tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe
kripė.
Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet
masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė
sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe. |
|
Dollma me lakėr |
Pėr 4-5 persona duhen:
Lakėr 1kg, mish i grirė 200 gram ose njė filxhan ēaji,
qepė 2 kokrra, oriz 2 filxhanė kafeje, kripė, piper.
Lakra e bardhė pastrohet nga gjethet e dėmtuara dhe kocani,
vendoset nė tenxhere me ujė tė vluar dhe kripė dhe zihet pėr
7-10 minuta derisa tė zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen
gjethet dhe kėrcinjtė e fortė. Nė fillim tė gjethes vendoset
mbushja e cila mund tė pėrdoret me perime tė ndryshme si karrota,
qepė, selino tė pėrziera me oriz gjysėm tė zier ose me kimė tė
pėrzier me oriz. Dollmat palosen nė formė rruli duke i futur
anėt nga brenda. Nė njė tenxhere tė cekėt ato vendosen nė 2
shtresa u shtohet pak ujė dhe lihen nė zjarr tė avashtė pėr 30
minuta.
Mbushja pėrgatitet me mish tė grirė tė pakaurdisur, duke e
pėrzier me qepė tė grira hollė, oriz gjysėm tė zier, kripė dhe
piper. |
|
Ēomlek me qepė |
Pėr 4-5 persona duhen:
Qepė 1 kg, vaj 2 filxhanė kafeje, salcė 1 luge gjelle,
verė njė filxhan kafeje, hudhėr njė kokėrr, kripė, piper, 2
fletė dafine
Qepujkat (qepėt sa njė kokėrr arre) qėrohen dhe tė paprera
skuqen nė tigan me yndyrė e hidhen nė tenxhere. Nė tigan hidhet
njė kokėrr qepė e grirė hollė, kaurdiset pak, shtohet salcė dhe
pasi kaurdisen sė bashku shuhen me verė tė kuqe ose tė bardhė,
shtohet kripė, piper, ujė dhe hudhra.
Tenxherja mbulohet mirė dhe lihet nė zjarr te javashėm pėr 20-30
minuta. |
|
Gjyveē me patate |
Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1
kokėrr, salcė domate 1 lugė gjelle jo e plotė, kripė, piper i zi,
spec i kuq, majdanoz.
Mishi pritet nė thela, skuqet me qepė, shtohet pak salcė domate
ose domate tė grira hollė, kripė, piper, dafinė, ujė sa tė
mbulohet mishi dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė.
Ndėrkaq pėrgatiten patatet tė cilat pastrohen, lahen, priten nė
feta tė rrumbullakėta me trashėsi 1 cm dhe skuqen lehtė me
yndyrė.
Nė tavė vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripė, piper,
pak spec i kuq dhe nė fund lėngu i mishit. Tava lihet nė furrė
pėr gjysmė ore. Pasi hiqet gjyveēi, vihet nė pjatė dhe spėrkatet
me lėngun e vet e majdanoz tė grirė hollė. |
|
Qofte tė fėrguara |
Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 1 filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, bukė 75 g. (2 feta),
vezė 1 kokėrr, kripė, piper, majdanoz, miell 2 lugė gjelle, vaj
4-5 lugė, perime sipas dėshirės.
Qoftet pėrgatiten zakonisht me mish lope; nė kėtė rast ato dalin
mė tė buta dhe mė tė shijshme.
Mishi pritet nė copa tė vogla dhe grihet nė makinė sė bashku me
qepėn dhe hudhrat. Nė masėn e mishit hidhet vezė, kripė, piper i
zi, majdanoz dhe bukė bajate e zbutur me qumėsht ose ujė (bukė
merret te 25% nga pesha e mishit). Masa pėrzihet mirė dhe ndahet
nė qofte; ēdo qofteje i jepet forma e rrumbullakėt ose ovale,
pastaj kalohen nė miell dhe skuqen nė tigan me yndyrė nga tė
dyja anėt. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatė fėrgimit nuk u
duhet hedhur shumė yndyrė.
Shoqėrohen me patate tė skuqura, pure patate, perime tė tjera tė
ziera ose tė skuqura, pilaf, makarona etj. |
|
Kukureci |
Pėr 4-5 persona duhen:
Zorrė 1 palė, tė brendshme 300 g. kripė, piper, spec i
kuq, rigon, yndyrė 2-3 lugė gjelle.
Zorrėt e qengjit pastrohen mirė dhe lahen duke i kthyer nga tė
dyja anėt. Merren mėlēitė, gjėndrat, dhjamėrat, gabzerret,
mushkėritė dhe priten nė copa kubike mesatare. U hidhet kripė,
piper i zi, rigon tė cilat pėrzihen, pastaj shkohen me radhė nė
hell njė copė mushkri, njė copė gjendėr, njė copė mushkri e
kėshtu me radhė. Si tė jenė shkuar tė gjitha tė brendshmet nė
hell pleksen me zorrėt sipėr duke i mbuluar kėto. Kukureci bėhet
mė i shijshėm kur piqet nė hell, mbi prush ose nė furrė me zjarr
tė ngadaltė nė mėnyrė qė tė mos pėrvėlohet. Si tė jetė skuqur
nga tė gjitha anėt, hiqet nga helli, vendoset nė pjatė dhe i
hidhet piper i zi i bluar.
Gjatė pjekjes nė furrė spėrkaten me lėngun e vet duke i hedhur
edhe pak yndyrė. |
|
Pulė me arra |
Pėr 4-5 persona duhen:
Pulė 500-600 g. gjalpė 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1
kokėrr, uthull 2 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, kripė, piper.
Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere,
hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak
kripė,piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė
bėhet gati.
Nė njė tenxhere me gjalpė kaurdiset mielli, shtohet lėngu i
pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė
ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga
zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me
hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre
dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė.
Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn
e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturė. |
|
|
|
Ėmbėlsira
|
|
Kabuni me rrush tė thatė |
Pėr 4-5 persona duhen:
Oriz 1 gotė uji, lėng mishi 2 gota uji, rrush i thatė 1
filxhan kafeje, sheqer 1 filxhan caji, gjalp 3-4 lugė gjelle.
Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpė, pastaj shtohet
lėng mishi (mundėsisht dashi) ose ujė, rrush i thatė (shpėlahet
mė parė me ujė tė vakėt), pak kripė dhe vihet tė ziejė. Kur
ėshtė thithur pothuajse i gjithė lėngu dhe nė sipėrfaqe janė
krijuar vrima, hiqet nga zjarri, pėrzihet me sheqer, kanellė e
karafil tė bluar. E mbulojmė me kapak dhe e leme ne nje vend te
ngrohte. Masa hidhet nė forma ose filxhanė dhe pastaj pėrmbyset.
Pėr kabuni masa e orizit dhe e lėngut merret si pėr pilaf tė
zakonshėm: 1 kg oriz me 2 litra ujė. |
|
Sheqerpare |
Pėr 25 copė duhen:
Pėr brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpė 1 gote, vezė 1 kokėrr ose 2 tė verdha,
sodė njė majė luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotė uji.
Pėr shėrbetin duhen:
2 gota sheqer, njė gotė e gjysmė ujė.
Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezėt pjesė-pjesė duke i rrahur
vazdimisht dhe nė fund hidhet mielli i perzier me sodė. Zihet
brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen nė tavė tė lyer me
yndyrė. Lihet tė piqet pėr 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur
tė vlohet i hidhet shėrbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur
kujdes qė shėrbeti tė mos i hidhet i nxehtė pasi sheqerparet
qullosen. |
|
Shėndetlie |
Pėr 25 copė duhen:
Miell 3 gota uji , sheqer 1 gotė uji, mjaltė 2-3 lugė gjelle,
vezė 2 kokrra, sodė njė majė luge kafeje, arra 1-2 filxhanė
kafeje, gjalpė 2 filxhanė kafeje, pak vanilje dhe ujė 2 filxhana
kafeje.
Pėr shėrbetin:
Sheqer 3 gota uji, ujė 2 gota e gjysėm.
Nė njė enė pėrzihen mirė vezėt sheqeri, mjalti, gjalpi dhe nė
fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i pėrzier me sodė. Zihet
brumi i cili nuk duhet tė punohet shumė qė tė mos bėhet elastik.
Brumi i pėrgatitur vendoset nė tavė tė lyer me yndyrė,
rrafshohet me dorė, lyhet sipėrfaqja me vezė, bėhen disa vija me
pirun nė formė rombi dhe hidhet shėrbet i vakur i aromatizuar me
vanilje. |
|
Tullumba |
Pėr 25 copė duhen:
Pėr brumin:
Miell 1 gotė, vaj ose gjalpė 2-3 lugė gjelle, vezė 3-4 kokrra,
pak kripė e sheqer, ujė treēerek gote.
Pėr shurupin:
Sheqer 2 gota, ujė 2 gota, vaj pėr skuqje.
Brumi pėr tullumba pėrgatitet duke zier nė uje miell sė bashku
me gjalpė ose yndyrė tjetėr dhe pas zierjes ky brumė pėrzihet me
sasi tė madhe vezėsh, Pėr ti dhėnė formėn tullumbave pėrdoret
njė vegėl e dhėmbėzuar. Forma mbushet me brumė dhe vihen tė
piqen nga tė dyja anėt nė zjarr tė nxehtė. Pas skuqjes hiqen nga
zjarri dhe hidhen nė shėrbet tė ftohtė ku mbahen 1-2 ninuta.
Pastaj hiqen dhe rreshtohen nė pjatė. |
|
Pėr 4-5 persona duhen:
|
|
|